Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

2.3 mln euro qira kontenierësh njëditorë: Tenderi i errët i Shërbimeve Qeveritare

17:35 14/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është kthyer në një nga institucionet më të kritikuara për mungesën e transparencës dhe mënyrën si shpërndan fondet publike. Pas historisë me avionin e kryeministrit, institucioni është shndërruar në një portofol ekstrabuxhetor që operon pa llogaridhënie të qartë.

Rasti më i fundit lidhet me një tender të zhvilluar në kuadër të Takimit të Nivelit të Lartë të Komunitetit Politik Europian (EPC), që do të mbahet më 16 maj në Tiranë. Bëhet fjalë për prokurimin e disa strukturave akomoduese të përkohshme – në fakt, kontenierë ose stenda të përkohshme – që do të vendosen në Sheshin Skënderbej për vetëm një ditë.

Tenderi u shpall më 8 prill në Sistemin e Prokurimeve Publike me një fond limit prej 235 milionë lekësh (rreth 2.35 milionë euro). Vetëm dy ditë më vonë, më 10 prill, u shpall fituese kompania “Red Cloud”, në pronësi të Klodian Makashit, me një ofertë prej 2.32 milionë eurosh. Procedura u krye në mënyrë tërësisht shkresore, pa asnjë publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike, nën arsyetimin e një emergjence që kërkonte mbyllje të menjëhershme.

Negociatat formale u kryen mes drejtoreshës së Shërbimeve Qeveritare, Dhurata Frashëri, dhe përfaqësuesve të kompanisë “Red Cloud”, duke i “kursyer” buxhetit publik vetëm 30 mijë euro – një ulje prej 1.2%.

Në realitet, nuk bëhet fjalë për ndonjë blerje apo ndërtim të përhershëm. Këto struktura janë kontenierë të thjeshtë të marrë me qira për vetëm një ditë, për të strehuar ekipet punuese të EPC-së. Pas përfundimit të aktivitetit, kontenierët do të çmontohen dhe do të rikthehen tek kompania.

Ky rast është shembulli më i fundit i mënyrës sesi institucioni përdor fonde publike në mungesë të plotë transparence. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është një nga disa “xhepa” të ngritura nga qeveria për të menaxhuar fonde jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë, një praktikë që është zgjeruar ndjeshëm në sektorë të tjerë si teknologjia e informacionit, mbrojtja dhe shëndetësia.

Këto kontrata të mbyllura, shpesh të justifikuara me emergjenca ose nevoja të sigurisë kombëtare, kanë krijuar një terren të favorshëm për abuzim dhe mungesë totale të kontrollit publik. Nga tenderat e COVID-it, te kontratat për mbrojtje, e deri te avionët e kryeministrit dhe qiratë luksoze për kontenierë njëditorë – praktika mbetet e njëjtë: shpenzime të mëdha, llogaridhënie minimale.

Të lidhura

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore
Aktualitet

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Familjarët e Isa Rexhepajt, 65-vjeçarit që u gjet i vdekur pesë ditë pas humbjes së kontakteve me të afërmit, kërkojnë...

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë
Bota

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Të paktën 30 palestinezë humbën jetën që nga agimi në të gjithë Rripin e Gazës si pasojë e bombardimeve izraelite,...

19:01 18/07/2025
Para
KLSH: Bordi i AMF-së nuk ka ndëshkuar shoqëritë e sigurimit për shkeljet

KLSH: Bordi i AMF-së nuk ka ndëshkuar shoqëritë e sigurimit për shkeljet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

19:01 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

18:47 18/07/2025
Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.