Skip to content
Aktualitet

18 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, mos neglizhoni kujdesin

· 2 min lexim

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar me COVID-19, 18 raste të reja.

More se 900 raste kanë rezultuar pozitivë që nga fillimi i periudhës së koronavirusit.

Durrësi, Berati dhe Kruja janë qytetet vatra të infeksionit.

Janë bërë rreth 12 mijë testime në të gjithë vendin.

 

Të gjitha rastet janë kontakte të rasteve të mëparshme me COVID-19 që kanë rezultuar pozitiv.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.

Deri tani janë kryer rreth 12 mijë testime dhe kanë kaluar 900 raste pozitive nga fillimi i epidemisë, ndërsa aktualisht janë 180 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat.

“Prandaj është vendi për një apel për të gjithë qytetarët: të respektojmë masat, të mos dalim nga shtëpia pa arsye të domosdoshme, të mos neglizhojmë shenjat e sëmundjes dhe duhet telefonuar 127 nëse keni shenja të Covid-19”, u shpreh Silva Bino nga ISHP.

COVID-19 – Statistika (15 Maj 2020)

Testime totale                         11988

Testime molekulare                11458

Testime serologjike                   530

Raste pozitive                            916

Raste të shëruara                        705

Raste Aktive                              180

Humbje jete               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           77

Krujë            46

Shkodër        16

Kamëz          12

Berat              10

Durrës            9

Fier                 5

Elbasan           2

Kurbin            1

Mirditë           1

Korçë             1