Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

16 vite pa përgjigje për Bleona Matën, dëshmia tronditëse: E sollën familjarët në Vlorë, u mbajt e izoluar dhe më pas u dërgua në Greqi

22:36 21/01/2026
Reading Time: 2 min lexim
16 vite pa përgjigje për Bleona Matën, dëshmia tronditëse: E sollën familjarët në Vlorë, u mbajt e izoluar dhe më pas u dërgua në Greqi

Kanë kaluar pothuajse 16 vite nga zhdukja e Bleona Matës, por plagët e asaj dite mbeten ende të hapura. Vajza nga Kukësi u zhduk më 22 maj 2010, vetëm 6 vjeçe, në malin Pikëllim, në zonën e fshatit Zapod. Që prej asaj dite, familja dhe opinioni publik jetojnë mes shpresës dhe dhimbjes, pa asnjë përgjigje për fatin e saj.

Së fundmi, një dëshmi e re e bërë publike në Report TV ka ringjallur dyshime të forta dhe ka hapur një tjetër pistë hetimi. Dëshmitari pretendon se Bleona Mata nuk është zhdukur rastësisht, por është marrë dhe transportuar nga persona të afërt të familjes.

Sipas tij, vajza është sjellë fillimisht në fshatin Llakatund të Vlorës, ku ka qëndruar për rreth tre muaj. Më pas, ajo është zhvendosur në fshatin Picar, po në zonën e Vlorës, ku dyshohet se është mbajtur sërish për tre muaj të tjerë.

“Unë kam informacion për Bleona Matën. Vajzën e kanë sjellë njerëz të afërt të familjes. E kanë sjellë në Llakatund dhe nga Llakatundi për tre muaj e kanë mbajtur në fshatin Picar të Vlorës”, deklaron dëshmitari.

Ai shton se Bleona është marrë nga një çift, i cili dyshohet se e ka mbajtur të izoluar, larg syve të banorëve dhe institucioneve. Dëshmitari shprehet se e ka njohur vajzën, pasi e kishte parë edhe më herët në televizor, në apelet publike për zhdukjen e saj.

“E kam parë Bleonën me sytë e mi. E kemi parë edhe në televizor. Kur rasti u bë shumë mediatik, dyshoj se nga frika ata e larguan nga fshati”, thotë ai.

Sipas të njëjtës dëshmi, destinacioni i radhës ka qenë Greqi. Dëshmitari pretendon se vajza është dërguar atje, pasi familja që e mbante kishte jetuar më parë në këtë shtet, duke e bërë më të lehtë zhdukjen e saj jashtë kufijve të Shqipërisë.

Bleona Mata vijon të figurojë zyrtarisht e zhdukur që prej 22 majit 2010. Gjurmët e saj të fundit mbeten mali Pikëllim, ndërsa hetimet ndër vite nuk kanë sjellë një përgjigje përfundimtare. Nëna e Bleonës, prej më shumë se një dekade e gjysmë, ka kërkuar pandërprerë ndihmë dhe drejtësi, duke refuzuar të dorëzohet për fatin e së bijës.

Dëshmia e fundit shton edhe më shumë pikëpyetje mbi një nga zhdukjet më të errëta dhe më të dhimbshme në Shqipëri, duke rikthyer kërkesën publike për hetim të thelluar dhe zbardhje të plotë të së vërtetës.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, GJKKO dënon Leonard Dukën me 30 vite burg

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, GJKKO dënon Leonard Dukën me 30 vite burg

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip