Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

1500 leje drejtimi të pezulluara në janar, ministri Lleshaj: “Do ndërhyjmë në Kodin Rrugor për të ashpërsuar masat”

16:22 27/01/2020
Reading Time: 4 min lexim

Muaji i parë i 2020 mbyllet me statistika jo të mira sa i përket aksidenteve automobilistike.

Jetë të shumta janë marrë nga papërgjegjshmëria e treguar nga drejtuesit, të cilët bëhen shkak për aksidentet.

Të paktën kështu mund të interpretohen të dhënat nga Policia Rrugore.

Gjatë muajit janar janë pezulluar 1500 leje drejtimi.

Ka qenë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ai që ka bërë me dije shifrat.

Lleshaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, inspektuan një patrullë shërbimi me radar për kontrollin e shpejtësisë së mjeteve, në aksin Elbasan – Tiranë në kuadër të fushatës Siguria Rrugore 2020 .

“Viti 2020 është shpallur viti i sigurisë rrugore me qëllim që të gjitha strukturat e Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të gjitha strukturat e tjera shtetërore, dhe jo, të angazhohen në një fushatë të madhe për forcimin e parametrave të sigurisë rrugore. Kemi ardhur sot këtu bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për të parë konkretisht se si funksionon një pikë kontrolli këtu në këtë zonë, e cila përfaqëson një zonë me risk të lartë. Fatkeqësisht konstatojmë se ende numri i shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor është shumë i lartë. Vetëm për këtë muaj, që ende nuk është mbyllur, janë rreth 1.500 leje drejtimi të pezulluara, që është një shifër jashtëzakonisht e lartë, e cila na shqetëson për faktin se konstatojmë nivel papërgjegjshmërie të madh në rrugët e vendit nga një pjesë e konsiderueshme drejtuesish.”  tha Lleshaj.

Lleshaj ndër të tjera u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të tregohen të përgjegjshëm dhe sa më të kujdesshëm në rrugë.

“Gjej rastin sot t’i ftoj të gjithë dhe t’u bëj thirrje që të tregohen të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për arsye se shpejtësia është një ndër burimet kryesore të aksidenteve në rrugë. Megjithatë, përpjekja jonë për ta intensifikuar kontrollin do të vazhdojë, ashtu sikundër do të vazhdojë edhe përpjekja për të rishikuar të gjithë kuadrin ligjor dhe nënligjor, me qëllim që siguria rrugore në vitin 2020, të njohë një kapërcim pozitiv përpara. Do të ndërhyjmë në legjislacion, në Kodin Rrugor duke ashpërsuar masat ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit, kryesisht atyre që abuzojnë më celularin, atyre që abuzojnë me pijet alkoolike, atyre që abuzojnë me të drejtën e përparësisë në rrugë dhe atyre që nuk kujdesen për fëmijët. Ende fatkeqësisht kemi shumë prindër, të cilët në kushte papërgjegjshmërie totale, mbajnë fëmijët në prehër apo në sediljen e parë të makinës, gjë që rrezikon dukshëm jetën e fëmijëve. Por përpjekja jonë do të vazhdojë pra edhe në fushën e rishikimit të kuadrit ligjor, edhe në fushën e përmirësimit të parametrave të infrastrukturës, duke shtuar monitorimin, duke përmirësuar gjendjen e rrugëve dhe të pikave me risk të lartë në rrugët e vendit. Në fund të muajit shkurt ne do të zhvillojmë një konferencë kombëtare ku do të paraqesim të gjitha ndryshimet, të cilat janë në fazë konsultimi të gjerë publik. Dhe me këtë rast falënderoj publikun, i cili është përgjigjur intensivisht për të marrë pjesë në këtë diskutim të gjerë.  Shpresojmë dhe besojmë fort që në vitin 2020 do ta rrisim ndjeshëm nivelin e sigurisë në rrugë. Këtu kërkohet bashkëpunim i madh i qytetarëve, të cilët duhet të shtojnë komunikimin me Policinë e Shtetit, të komunikojnë dhe të raportojnë rastet e shkeljeve në qarkullimin rrugor, për arsye se çdo telefonatë dhe çdo bashkëpunim me Policinë e Shtetit, përkthehet në jetë të shpëtuara të qytetarëve shqiptarë. Fatmirësisht muaji janar deri tani rezulton me bilance pozitive, duke e krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Pra kemi më pak viktima, gjë që na inkurajon se me angazhim të madh do të mundemi që të arrijmë drejt atyre rezultateve që shpresojmë. Gjej po ashtu rastin që të ftoj qytetarët që të denoncojnë edhe raste ku punonjësit e policisë nuk janë në krye të detyrës. Na intereson shumë bashkëpunimi i qytetarëve edhe për të goditur raste sporadike të punonjësve të policisë, të cilët nuk mund të jenë në lartësinë e detyrës së tyre. Megjithëse jam po ashtu besimplotë se me ndryshimet e bëra, Policia Rrugore është në krye të detyrës, punonjësit e Policisë po kryejnë një volum shumë të madh shërbimesh, kryesisht në orët e pasdites dhe të natës, kur dhe fluksi i shkeljeve është më i lartë. Jam besimplotë që viti 2020 do të na ballafaqojë me tregues të rinj pozitivë, në fushën e sigurisë rrugore.” – tha Lleshaj ndër të tjera.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit bëri me dije se në platformat online të vëna në dispozicion të qytetarëve javën që lamë pas janë bërë 546 denoncime. (Lexo këtu).

Etiketa: aksidentekodi rrugorLeje drejtimi te pezulluaraSander Lleshaj

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Aborti në Shqipëri, ja cilët qarqe kanë numrin më të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.