Kreu i shtetit Bajram Begaj ka mbajtur sot me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë pritjen zyrtare në ambientet e Presidebncës ku të pranishëm kanë qenë figura të rëndësishme nga Shqipëria dhe Kosova si dhe ambasadorë.Begaj në fjalën e tij theksoi se Shqipëria është shumë pranë Europës në këtë 111 vjetor të Pavarësisë. Gjithashtu Presidenti foli për sigurimin e votës së diasporës.
“Kemi fatin të kemi dy shtete shqiptare në rajon. Bashkëpunimi me Kosovën duhet të jetë sa më i ngushtë dhe përplotësues. Kemi edhe më shumë për të bërë për t’u ngritur në nivelin e pritshmërive të qytetarëve tanë. Faktori shqiptar ka dalë në një dritë të re në marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare.
Angazhimi ynë diplomatik duhet të ecë paralelisht me përmirësimin e jetës politike brenda dhe jashtë vendit. Shqipëria konkurron me vendet e tjera sa i përket burimeve të saj njerëzore. Ekonomia ka njohur rritje të mirë dhe vëmendje duhet të kushtohet për shëndetësinë, bujqësinë dhe arsimin.
Është po ashtu momenti që të sigurohet vota e diasporës dhe përfaqësimi i saj politik me reformën zgjedhore. Shqipëria ndërtohet me besim dhe dashuri për këtë tokë. E ardhmja nuk pritet, ajo ndërtohet.
Bëj thirrje për përfaqësuesit në Kuvend që të punojnë për një Shqipëri që ka interes të mirën e të gjithëve dhe në jetën parlamentare të udhëhiqeni nga kompromisi dhe jo nga konfrontimi”, tha Begaj mes të tjerash gjatë fjalës së tij.
“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin
Tension, zemërim dhe frikë. Kjo është panorama në fshatin Çiflik të Bashkisë Dimal, ku banorët kanë dalë në protestë duke...








