Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

1 në 10 fëmijë të varur nga rrjetet sociale, OBSH ngre alarmin global

17:00 11/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
1 në 10 fëmijë të varur nga rrjetet sociale, OBSH ngre alarmin global

Varësia ndaj internetit dhe rrjeteve sociale po kthehet në një shqetësim serioz për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në mbarë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1 në 10 adoleshentë vuan nga varësia ndaj internetit, një tendencë që ka nisur të reflektohet qartë edhe në Shqipëri.

Të dhënat e mbledhura nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se përdorimi i rrjeteve sociale është mënyra kryesore e komunikimit mes fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç.

“Gati 30% e fëmijëve që kemi pyetur në moshat 12-15 vjeç kanë thënë se gjatë gjithë kohës mbajnë komunikim nëpërmjet internetit me njëri-tjetrin”, deklaroi Andia Meksi, specialiste pranë ISHP.

Megjithatë, varësia ndaj teknologjisë sjell pasoja serioze në zhvillimin psikologjik dhe emocional të të rinjve. Specialistët evidentojnë rritjen e niveleve të ankthit, nervozizmit dhe çrregullimeve të perceptimit të trupit, që shpesh janë të ndikuara nga imazhet jo reale të para në rrjete sociale.

“Bëhen nervoz edhe kur nuk janë në rrjetet sociale. Çrregullimi dismorfik, ose imazhi jo real për trupin mund t’i çojë në një sërë problemesh psikologjike, emocionale por mbi të gjitha në sjellje”, shtoi Meksi.

Teknologjia, sipas ekspertëve, mund të ketë ndikim pozitiv vetëm nëse përdoret në mënyrë të kontrolluar dhe të ndërgjegjshme. Për këtë arsye, ata i bëjnë thirrje prindërve të monitorojnë më nga afër aktivitetin online të fëmijëve të tyre.

“Duhet që prindërit të jenë të kujdesshëm për të monitoruar faqet ku fëmijët e tyre ekspozohen, me kë komunikojnë dhe çfarë shikojnë”, theksoi specialistja.

Varësia nga interneti nuk prek vetëm të rinjtë. Edhe të rriturit po tregojnë shenja të ngjashme, ndaj këshillohet që të gjithë të bëjnë një “detox dixhital” — të shkëputen për disa orë nga pajisjet elektronike çdo ditë për të ruajtur mirëqenien mendore dhe emocionale.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: femijetOBSHrrjetet socialevaresi

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
U paralajmërua me telefonatë/ Shpërthim bombe pranë zyrave hekurudhore në Athinë

U paralajmërua me telefonatë/ Shpërthim bombe pranë zyrave hekurudhore në Athinë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip