Elis Rroshkodoli është 35-vjeçari i cili u qëllua për vdekje mesditën e sotme, teksa ndodhej në një lokal në zonën e Zdrales në Shkodër. Nga informacionet e para mësohet se arma e krimit është tip pistoletë.
Dyshohet se pas vrasjes, autori është larguar më këmbë nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur më konkretisht në rrugën “Isuf Sokoli”, ndërsa po hetohet për të shkuarën e viktimës. (lexo këtu)
Në më pak se dy javë, qyteti verior është tronditur nga disa ngjarja kriminale. Pas vrasjes së dyfishtë në Velipojë, dhe atentatit pa viktima në zonën e Vaut të Dejës, ku pati përplasje me armës mes dy grupeve kriminale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet.