Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka ‘trazuar ujërat” me njoftimin e fundit që ka përcjellë.
Bëhet me dije se pasi ka bërë verifikimet përkatëse për një person me iniciale I.M, ka dalë se ai ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, dhe me rezultatet me materialet përkatëse i janë dërguar Kuvendit.
“Në kuadër të punës së përditshme me përpunimin e materialeve të ish-Sigurimit të Shtetit, së fundmi Autoriteti është ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik. Institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit”
Ndërkohë që ka ardhur një reagim i fortë nga ish-presidenti Ilir Meta, i cili i konsideorn këto lëvizje si lojëra politike të qëllimshme.
“Tani, si mund ti shmangem unë një përgjigje kur s’ka shqiptar mbi këtë tokë që nuk e kupton se me këtë akt vetëvrasës, sepse Autoriteti i Dosjeve para se të jetë autoritet ligjor është autoritet moral sepse të është dhënë detyra të trajtosh të shkuarën e dhimbshme të shqiptarëve. Sepse gjen njerëz që iu shpëtojnë filtrit dhe janë rrezik për shqiptarët dhe të ngushëllosh viktimat e asaj periudhe. është për të ardhur keq për Autoritetin e Kriminalizimit të Dosjeve. Ata e dinë se çfarë ka apo çfarë nuk ka në ato dosje që thonë ata.
Ndonjë email anonim elektronik që jam i sigurtë që kur të zbulohet do të gajaseni të gjithë. U zbulua që pas 30 vitesh I.M qenka ky njeri që në mars 92 është bërë deputet dhe i është nënshtruar të gjitha filtrave, që nga e z.Berisha, e deri më pas në kohën e Fatos Nanos, e përfshi autoritetin e tanishëm. Ca i kushtonte këtij autoriteti të thërriste I.M. unë s’jam as President, as deputet, dhe përse u dashka një ligj i posacëm për këtë I.M se nuk i lejon njeri ata që s kanë ditur gjë të verifikojnë.
U ngrit parlamenti në këmbë. Po cili parlament? Me në krye nikollën apo Lindita e Ramës në parlament që përdoret për nevoja personale të tij për të spostuar vëmendjen nga inceneratorët ku do përvëlohen të gjithë si minjtë, dhe nga të gjitha aferat e tjera të zeza. Për të cilat I kam cuar një letër parlamentit. Po për atë nuk mblidhet parlamenti, se është një parlament patronazhistës, me opozitë plot me Lulush. Qenka shqetësuar për një letër anonime.
Po cili parlament është shqetësuar për këtë cështje, është pikërisht ky parlament, që falsifikoi firmën e kryetarit kur vijontë gjyqi në Kushtetuese kundër presidentit të republikës.
Dhe ka qenë kjo Lindita e parlamentit që përdoret për nevojat personale të hallexhiut, për të shmangur vëmendjen.
Unë kam qenë vetëm sekretar i rinisë së fakultetit të Ekonomisë. Kisha aftësi si lider që atëherë, më zgjodhën se bëja organizim. Njoh nja 40-40 Ilir Metaj. Në klasën time kemi qenë dy.
Autoriteti për nevoja personale, dhe krijon shqetësime te shumë njerëz, që sot kanë fëmijë kanë krijuar familje, është problem në radhë të parë e autoritetit të dosjeve. Është I marrë peng. Tani Partia e Lirisë e ka mbyllyr hesapin me Esatin. Ndaj, dua të siguroj qytetarët se Ilir Meta është këtu, pas 30 vitesh angazhim në politikë, sepse ka qenë është e do të jetë I pastër në ndërgjegjen e tij, dhe jo vetëm kaq po do vijojë edhe 30-40 vjet të tjera. Dëshira tani, është të bëhem sa më parë kryetar i referendumit.
E kuptoni ju se çfarë mjerimi është kjo gjë, ku ka më autoritet të dosjes? Ata e dinë shumë mirë se si është punë e I.M e gjërave të tjera. Për këtë lojë që po hapin do e mbajnë ata përgjegjësinë. Për fëmijët e mi nuk ka shqetësim se kanë dëgjuar gjëra shumë të rënda për prindërit e ttyre. Problemi ka vetëm një emër në këtë rast! Aitoriteti I Dosjeve. Ata e dinë shumë mirë këtë histori. Asgjë nuk e shpëton K.M. Kistoria e tij ka përfunduar me zgjedhje. Pse duhet ët angazhojë parlamentin, parlamenti të merret me çështjen e detit. Të filloj unë me e-mailet nga New York, që I kam me emra? Nuk ka nevojë fare të lodhet parlamenti. Kujtojnë këta se me përralla të tilla po shfokusojnë Ilir Rexhep Metën nga revolucioni anti-korrupsion. Asnjë komunikim nuk ka pasur unë me Autoritetin e Dosjeve. Përderisa del ajo pula e kuvendit, se gjë pa identitet është ajo, del e i thotë shqiptarëve që do të zbulojmë I.M. Me mesatare 5.sa. Mund të më kishte bërë një telefonatë”, ka deklaruar Meta.