Një shqiptar, 22 vjeç, është sulmuar ditën e sotme në Itali.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një diskoteke në Komo.
22-vjeçari u dhunua dhe u grabit nga një emigrant ganez, 23 vjeç.
Një taksist, i cili ndodhej në vendngjarje, telefonoi policinë dhe denoncoi ngjarjen.
Pasi mbërritën në vendngjarje policët morën në pyetje shqiptarin, i cili ishte në gjendje të dehur.
Megjithatë, ai arriti të rrëfente ngjarjen dhe të bënte të mundur identifikimin e autorit.
Jo shumë larg vendngjarjes, policia gjeti dhe arrestoi emigrantin ganez.
Ai kishte me vete paratë dhe celularin e grabitur nga viktima.
Sendet e vjedhura u sekuestruan nga karabinierët dhe iu dorëzuan shqiptarit, ndërsa 23-vjeçari u shoqërua në polici.