fbpx

Elseid Hysaj pozitiv me Covid-19, Kombëtarja pa mbrojtësin në “finalen” ndaj Bjellorusisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një lajm i hidhur ka ardhur nga Kombëtarja shqiptare e futbollit, në prag të ndeshjes vendimtare me Bjellorusinë, për kryesimin e grupit dhe kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kombeve.

Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare,Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ish-kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj është infektuar me Covid-19 dhe për këtë do të mungojë në sfidën e nesërme.

Në këtë mënyrë kanë ndryshuar planet në momentin e fundit për trajnerin Edi Reja, i cili duhet të mendojë për të gjetur zëvendësuesin e Elseid Hysaj në këtë 90 minutësh.

Postimi i FSHF-së:

“Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ”.

Shpërndaje
Share.

Komento