Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Elina Duni nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit 2025

10:43 30/04/2025
Reading Time: 1 min lexim

Këngëtarja dhe kompozitorja shqiptare, Elina Duni, është shpallur fituese e Çmimit Zviceran të Xhazit për vitin 2025 një nga vlerësimet më prestigjioze në këtë fushë.

Ajo do ta marrë çmimin gjatë Festivalit të Xhazit në Ascona, ku do të ngjitet në skenë më 28 qershor me një performancë të veçantë.

Elina Duni është artiste e shtëpisë diskografike të njohur ECM dhe është vlerësuar më herët me Çmimin Zviceran të Muzikës në vitin 2017.

Organizatorët e çmimit e përshkruajnë si një zë të rrallë në xhazin bashkëkohor, që arrin të krijojë një gjuhë muzikore intime e poetike, duke bashkuar natyrshëm xhazin me trashëgiminë tradicionale shqiptare.

Diskografia e saj me ECM përfshin albume të rëndësishme si “Matanë Malit” (2012) dhe “Dallëndyshe” (2015), ndërsa në vitin 2018 solli “Partir”, një projekt më introspektiv pas fillimit të bashkëpunimit me kitaristin Rob Luft.

Me Luft, si dhe me Matthieu Michel në flugelhorn, Duni publikoi albumet “Lost Ships” (2020) dhe “A Time to Remember” (2023), duke zgjeruar më tej horizontin e saj muzikor.

E lindur në Tiranë dhe rritur në një familje artistësh, Elina Duni emigroi në Gjenevë pas rënies së regjimit komunist. Aty filloi me studime për piano klasike, por më vonë i përkushtoi energjinë muzikës xhaz, të cilën e studioi në Universitetin e Arteve të Bernës, me fokus në kompozim dhe improvizim.

Së bashku me pianistin Colin Vallon, kontrabasistin Patrice Moret dhe bateristin Norbert Pfammatter, ajo themeloi kuartetin “Elina Duni Quartet” – një formacion që ka spikatur për përzierjen e thellë emocionale mes xhazit modern dhe rrënjëve folklorike të Ballkanit.

Etiketa: elina duniKengetarjakompozitorja

Të tjera

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë
Aktualitet

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Bllokimi prej pesë ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas po shkakton pasoja të rënda për qarkullimin dhe ekonominë e familjeve në juglindje...

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu
Aktualitet

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, duke...

14:54 25/02/2026
Para
I dha makinën autorit të vrasjes në Vlorë, kush është i arrestuari në Tiranë

I dha makinën autorit të vrasjes në Vlorë, kush është i arrestuari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

14:54 25/02/2026
Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

14:15 25/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.