- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetEkzekutoi shokun me të cilin po darkonte, Gjykata jep vendimin për Sokol...

Ekzekutoi shokun me të cilin po darkonte, Gjykata jep vendimin për Sokol Sanxhaktarin

- Reklamë -spot_img

Këtë të mërkurë Gjykata e Apelit Durrës ka dhënë vendimin për Sokol Sanxhaktarin, i cili akuzohet për vrasjen e shokut të tij Florian Lamçe. Sanxhaktari, i cili është  dhëndri i kryebashkiakut Qazim Sejdini u njoh me dënimin prej 15 vite burg nën akuzë e vrasjes. Ndërkhë që gjykata dënoi me 8 vite burg Adriano Hajdarin, si bashkëpunëtor në krim.

Por të 2 të dënuarit nuk dotë vuajnë kaq vite në qeli pasi përfitojnë ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar dhe për pasojë  Sanxhaktari do të vuajë vetëm 10 vite nga dënimi i marrë, kurse Hajdari do të qëndrojë pas hekurave 5 vite e 4 muaj.

Ky vendim i marrë sot nga Apeli vjen pas dënimit të dhënë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan, e cila dha dënimin me 18 vite burg për Sanxhaktarin e Hajdarin, me kusht që të mos përfitojnë lirim me kusht. Po ky vendim u Apelua nga 2 të pandehurit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë nga ku mbeti viktimë Florian Lamçe ndodhi mëngjesin e 30 korrikut të vitit 2020. Sanxhaktari, Lamçe e Hajdari po festonin të tre në një lokal ku po konsumonin alkool e lëndë narkotike. Por, gjatë natës, gjakrat u ndezën mes të rinjve.

Hajdari e Sanxhaktari e kanë goditur me karrige dhe e kanë rrahur në mënyrë makabre Lamçen. Më pas, ata e kanë dërguar Lamçen në spital, por përpjekja ka qenë e kotë, pasi Lamçe kishte ndërruar jetë.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj