Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekzekutohet në oborrin e banesës 57-vjeçari në Tale të Lezhës

08:33 01/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Talë në Lezhë, ku një 57-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e banesës së tij.

Viktima është identifikuar si Pjetër Kaza, i cili u qëllua për vdekje sapo kishte mbërritur në shtëpi, pas përfundimit të turnit të natës në minierën e Spaçit, në Mirditë.

Trupi i pajetë është gjetur brenda në automjet nga bashkëshortja e tij, rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Sipas të dhënave të para, ai po parkonte makinën kur është qëlluar me armë zjarri, ndërsa autorët nuk janë identifikuar ende.

Pista kryesore që po hetohet nga grupi hetimor lidhet me një hakmarrje të mundshme mes fiseve Kaza dhe Gjini, një gjakmarrje e nisur që në vitin 1994.

Në atë vit, u vra shefi i Krimeve të Policisë, Ndue Kaza, nga vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini. Në vitin 1997, Martin Kaza, anëtar i fisit të viktimës vrau dy vëllezërit Gjini, për çka u arrestua më vonë në Londër dhe u ekstradua në Shqipëri në vitin 2017, ku po vuan dënimin.

Përplasja mes dy fiseve nuk përfundoi me kaq. Vitin e kaluar, në Belgjikë, u ekzekutua me katër plumba Agustin Kaza, vëllai i Pjetër Kazës, viktimës së sotme.

Policia vendore, e mbështetur nga Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Njësia Shkodër, ka blinduar zonën përreth banesës ku ndodhi vrasja, duke mbledhur dëshmi dhe prova nga vendngjarja.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për çështjen po punon nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur rrethanat e krimit dhe për të identifikuar autorët e atentatit.

Ndërkohë, tensioni në zonë është i lartë për shkak të përplasjes së gjatë dhe të përgjakshme mes dy fiseve, që duket se ende nuk ka marrë fund.

Etiketa: ekzekutohet me armelezhe

Të lidhura

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri
Aktualitet

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Gazetarja Aida Topalli ka hedhur dritë mbi një fenomen që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Shqipëri:...

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u fokusuar në aksionin për...

14:01 18/07/2025
Para
Rriten presionet mbi tregun e punës, kompanitë pezullojnë planet e zgjerimit

Rriten presionet mbi tregun e punës, kompanitë pezullojnë planet e zgjerimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

Eskorta “VIP” mori 150 mijë euro për një javë nga bosi i njohur i krimit: Skena e fshehtë e prostitucionit luksoz në Shqipëri

16:39 18/07/2025
Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.