Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekzekutohet Kastrati, autorët përplasin makinën e viktimës që të dukej si aksident

11:59 01/02/2021
Reading Time: 3 min lexim

Policia raporton se Shkëlzen Kastrati u vra në rrugë nga të shtënat e armëve paraditen e sotme në Fier. Fillimisht është raportuar për një aksident pasi autorët i kanë zënë pritë viktimës me një mjet luksoz tip Mercedes Benz CLS. Kur Kastrati ka dalë nga rrethrrotullimi i Sheqit me mjetin e tij tip Mercedes Benz ML, është përplasur dhe më pas është qëlluar me armë.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Personi i vrarë ndodhet brenda mjetit të tij tip Mercedes Benz ML. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja, vendi i quajtur rrethrrotullimi i Sheqit, janë grumbulluar shumë qytetarë.

Ndërkohë, pak më parë është gjetur dhe në afërsi të fshatit Mbrostar një mjet tjetër luksoz tip Range Rover, të cilit i kanë vënë flakën në një fushë pranë vendit ku po ndërtohet spitali i ri i Fierit. Sipas burimeve, mjeti ti[p Range Rover është pikërisht i personave që i zunë pritë dhe ekzekutuan Shkëlzen Kastratin.

Viktima mendohet se është rreth 40 vjeç, me origjinë nga Kukësi. Vrasja e tij dyshohet paraprakisht se është bërë për hakmarrje.

“Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”. Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”, njofton Policia.

Atentati ndaj të vëllait në 2016

Në ditët e para të janarit 2016, pak kilometra larg vendit ku u vra sot Shkëlzen Kastrati dhe ku u gjet i djegur mjeti tip Range Rover, u qëllua me breshëri plumbash Kelmend Kastrati, vëllai i viktimës së atentatit të sotshëm.

Kelmend Kastrati ishte në makinë me dy persona të tjerë, një prej të cilëve fatkeqësisht humbi jetën. Në afërsi të Mbrostarit, në vendin e quajtur “Mulliri i Artë”, Kelment Kasatratit, Denis Kasajt dhe Elton Margaritit, iu bë atentat.

Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur të tre udhëtarët në makinë, por fatkeqësisht një prej tyre, Denis Kasaj, nuk mundi të jetonte.

Prishja e pazareve të drogës në Holandë

Dyshimet kryesore për atentatin në atë kohë lidheshin me prishjen e pazareve të drogës në Holandë.

Dy ditë para atentatit Elton Margariti ishte kthyer nga Holanda. Nga burime prën grupit hetimor u mësua se Margariti kishte pasur konflikte në këtë shtet, për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike. Kurse viktima Denis Kasaj ishte kthyer nga Italia për festat e fundvitit. Megjithëse mbeti viktimë, policia thotë se deri tani nuk ka të dhëna se Kasaj ka precedent penalë të njohur.

Ndërkohë, edhe i treti person që ndodhej në makinë, Kelmend Kastrati, nga Fieri, kishte pasur më parë probleme me drejtësinë, pasi në vitin 2008 ai plagosi dy vëllezër për shkak të një sherri për parkimin.

Për këtë ngjarje u arrestua Florian Bushi, agjent i Shërbimit Informativ Shqiptar, pasi u kishte treguar autorëve vendndodhjen e Klemend Kastratit dhe dy personave të tjerë. Gjithashtu, për ngjarjen në fjalë u arrestuan dhe Ilir Memushaj dhe Ylli Nazëraj.

/Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: fierpoliciavrasje

Të tjera

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh
Aktualitet

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Një kufomë është konstatuar këtë të enjte në një zonë malore pranë Krrabës, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa...

15:52 18/06/2026
Para

Plani i shëndetësisë/ Basha premtim mjekëve: Paga minimale 1200 euro!

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English