Skip to content
Kryesore

Ekzekutohet 56-vjeçari në Tiranë, dyshohet për konflikt familjar

· 1 min lexim

Policia po heton konfliktet familjare si pistën kryesore lidhur me ekzekutimin e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, i cili u vra me armë zjarri pranë banesës së tij në zonën e Pallatit me Shigjeta.

Sipas burimeve, autori e priti viktimën afër shtëpisë dhe e qëlloi, duke e lënë të vdekur në vend, në sy të bashkëshortes së tij, e cila ndodhej brenda automjetit në momentin e ngjarjes.

Hetuesit kanë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë, ku autori shihet me kapuç, duke u përpjekur të fshehë identitetin e tij.

Ngjarja ndodhi teksa dy automjete, ai i viktimës dhe ai i vëllait të tij, po afroheshin pranë godinës ku jetojnë të dyja familjet.

Autori u afrua në momentin kur viktima po parkonte dhe më pas u largua me motor.

Ndërtesa ku jetonte viktima dhe i vëllai është ndërtuar prej tyre disa vite më parë.

Policia po vazhdon hetimet për të identifikuar autorin dhe për të zbuluar motivet e mundshme të krimit.