Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekspozita “Sigurimi në fjalët e veta”, Rama: Kemi vendosur pika konkrete referimi për të shkuarën

20:41 30/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme është hapur në Kryeministri ekspozita “Sigurimi në fjalët e veta”, ku përmes dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nxjerr në dritë një tjetër copëz e historisë rrëqethëse të viktimave të diktaturës.

Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili  tha se kjo ekspozitë është një tjetër kontribut modest, por i rëndësishëm. Ai në fjalën e tij ka pasur edhe një mesazh ngushëllimi për familjarët e këngëtarit të mirënjohur, Sherif Merdani, që u nda nga jeta një ditë më parë. Po ashtu Rama është ndalur edhe te pensioni i atyre që kanë pasur punë të rënda, si punën në minierë, dhe që kanë probleme me pensionin, duke u shprehur se kjo problematikë do të marrë rrugë.

 Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:
Për sa i përket çështjes që u ngrit, është si hallkë e çështjeve të mbartura prej shumë vitesh. Sot që flasim besoj se ne mund të jemi krenarë për faktin që së paku të gjithë atyre që vuajtën në ferrin e burgjeve të komunizmit dhe që janë ende gjallë ja u kemi shlyer plotësisht detyrimin e marrë përsipër nga shteti në formën e dëmshpërblimit.

Ata që kanë pasur edhe punë të rënda, si punën në minierë, problematika që ka të bëjë me pensionin, është një problematikë sa absurde, aq edhe e lidhur me aspektet e ligjit. Shpresoj dhe besoj që do të marrë rrugë edhe kjo dhe të paktën në raport me të gjithë ata që vuajtën personalisht në burgjet komuniste dhe që patën fatin të dalin gjallë prej tyre, ne kemi shlyer atë borxh të madh moral, por edhe atë borxh të bartur financiar të pashlyer për shumë vite. Nga ana tjetër, është vërtet një dhimbje e posaçme po të marrësh parasysh se janë akoma shumë familje që nuk arrijnë dot të kenë një vend për të shkuar edhe për të kujtuar e nderuar të afërmit e tyre, apo paraardhësit e tyre, për shkak se nuk gjenden eshtrat. Ndërkohë që është e pakuptueshme e gjithë koha e humbur, sidomos në vitet 90, kur mundësitë ishin shumë më të mëdha dhe fenomeni i zhdukjes së dokumenteve apo i fshehjes së tyre ishte ende e mundshme që të përballohej.

Megjithatë, them se historia e gjithë persekutimeve të diktaturës, përtej vuajtjeve personale, është një histori vuajtjeje me vlerë të jashtëzakonshme për ndërgjegjen shoqërore dhe gjeneratat e tjera, për ata më të rinjtë që lindën në periudhën e komunizmit, por ndryshimi i gjet mjaftueshëm të rinj për të ndërtuar një jetë tjetër. Ne jemi përpjekur të bëjmë sa të mundemi, që këtë histori ta nxjerrim në dritë në funksion të të ardhmes, jo thjesht në funksion të të gjithë atyre që janë të prekur direkt prej saj.

Kjo ekspozitë është një tjetër kontribut modest, por i rëndësishëm, në vazhdën e kësaj përpjekjeje dhe besoj se përtej çështjeve të bartura dhe të pazgjidhura, apo vonesës zvarritëse të shumë viteve, sot Shqipëria ka arritur të vendosë ca pika referimi për të shkuarën, që janë pika referimi fizike, konkrete, të prekshme. Autoriteti për informimin mbi dokumentet e sigurimit të shtetit është pika më e rëndësishme e referimit dhe është sot një autoritet që vlerësohet për faktin që ju ka dhënë shumë njerëzve mundësinë, që të hapin dyert e të eksplorojnë labirinthet e një historie, që është ende e pazbuluar plotësisht. Një projekt i nisur më 2013, por që do duhej të kishte nisur qysh në krye të herës, do duhej që shembulli brilant i Gjermanisë apo edhe të tjerë, të ishin pasuar nga Shqipëria herët dhe jo Shqipëria të mbetej siç ne e gjetëm më 2013, i vetmi vend së bashku me Rusinë dhe asnjë tjetër nga vendet e ish-Perandorisë Komuniste, që nuk ishte bërë asgjë për të hedhur dritë mbi faktet që lidhen me persekutimet.

Etiketa: ekspozitakonkretepikarama

Të lidhura

11 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin antisocial të Qeverisë
Kryesore

SPAK mbylli hetimet, Meta kërkon lirimin nga qelia

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta ka kërkuar sot ndryshimin e masës së sigurisë, duke propozuar heqjen e “arrestit në burg”...

13:31 06/08/2025
Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013
Kryesore

Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të zbatimit të masës së...

10:06 04/08/2025
Para
Vasili: Pa u zgjidhur 25 prilli parlamenti i ri do të jetë një farsë

Vasili: Pa u zgjidhur 25 prilli parlamenti i ri do të jetë një farsë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025

07:57 07/08/2025
A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

23:04 06/08/2025
Vendimi: I dënuar për armë pa leje, Agron Malaj u shpall fajtor nga Gjykata e Matit në vitin 1999

Vendimi: I dënuar për armë pa leje, Agron Malaj u shpall fajtor nga Gjykata e Matit në vitin 1999

22:43 06/08/2025
Paradoksi i Kodit të ri Penal: Më mirë hajdut se gazetar

Paradoksi i Kodit të ri Penal: Më mirë hajdut se gazetar

20:54 06/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.