Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Eksportet e nisin vitin 2024 me një rënie të thellë prej 29%

10:00 20/02/2024
Reading Time: 2 min lexim

Eksportet e kane nisur edhe vitin 2024 në vijim të tendencës rënëse që ishte e pranishme përgjatë pjesës më të madhe të 2023-shit.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se eksportet e mallrave arritën vlerën 29 mld lekë, duke u ulur me 29,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 20,7 %, në krahasim me Dhjetor 2023. Kjo është rënia më e madhe mujore që nga koha e pandemisë.

“Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, “Tekstile dhe këpucë”, dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” kanë qenë grupet që kanë ndikuar në tkurrjen e fortë të eksporteve.

Gjatë muajit Janar 2024, në uljen e eksporteve prej 29,2 %, kanë ndikuar kryesisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -19,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,0 pikë përqindje, dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,3 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,1 pikë përqindje. Pas një tendence positive në 2022, viti 2023 ishte shumë negative për eksportet vendase për shkak të konjukturës së pafavorshme ndërkombëtare, rënies së cmimeve në bursa dhe sidomos kursit të këmbimit, teksa zhvlerësimi I euros uli të ardhurat e eksportuesve kur konvertohen në lekë. Industria e tekstileve e këpucëve ka qenë më e goditura, me kompanitë që tashmë kanë filluar shkurtimet e punonjësve, për shkak të rënies së porosive nga partnerët e huaj. Këta të fundit po zhvendosin prodhimin drejt vendeve me kosto më të lira të punës. Ndryshe nga eksportet, importet e mallrave janë rritur, duke përkeqësuar deficitin tregtar. Sipas INSTAT, Importet e mallrave arritën vlerën 60 mld lekë, duke u rritur me 3,4 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me -17,3 %, në krahasim me Dhjetor 2023. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 88,6 %, krahasuar me Janar 2024 dhe ulur me -13,5 %, në krahasim me Dhjetor 2023.

Bien eksportet drejt Italisë, Kosovës e Gjermanisë

Në muajin Janar 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2023 janë: Italia (7,6 %), Kosova (20,1 %) dhe Gjermania (34,7 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kroacia (59,3 %) dhe Austria (17,6 %). Në muajin Janar 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (2,7 %), Kina (2,1 %) dhe Greqia (36,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, në krahasim me Janar 2023 janë: Turqia (5,6 %), Spanja (16,4%), dhe Maqedonia e Veriut (5,1 %). Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,4 %, të gjithë tregtisë së mallrave. Në Janar 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 48,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë: Italia (29,7 %), Greqia (7,7 %) Turqia (7,6 %) dhe Gjermania (7,0 %)./ Monitor

Etiketa: eksportetrënieshqiperi

Të tjera

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3
Aktualitet

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi dhe sulmet me dron ndaj bazave perëndimore...

16:13 02/03/2026
80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina
Aktualitet

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

Që në ditën e parë ky projekt u shit si mrekullia ekonomike e dekadës. Miliarda euro investime, mijëra vende pune,...

12:20 02/03/2026
Para
Me ftesë të Erdogan, Rama viziton sot Turqinë, zbardhet agjenda e takimeve

Me ftesë të Erdogan, Rama viziton sot Turqinë, zbardhet agjenda e takimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

16:13 02/03/2026
80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

12:20 02/03/2026
582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, dita e bashkimit shqiptar

11:06 02/03/2026
Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

12:46 01/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.