Eksperti i shëndetësisë flet për vaskinimin e personaliteteve: “Kryeministri dhe ministrja nuk mund të marrin rolin e Zotit”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ekspeti i shëndetësisë, Erion Dasho ka dalë kundër vaksinimit të personaliteteve të moshuara duke e quajtur atë një lëvizje të poshtër. Në një intervistë në emisionin “Wake Up” ai ka thënë se nga pikëpamja morale kjo që po ndodh është shumë tronditëse. Dashu shprehet se kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë nuk mund të vendosen në pozicionin e Zotit që të përcaktojnë kush jeton e kush vdes.

Kjo ishte një lëvizje e poshtër. E shikojmë në vazhdën e asaj që ka bërë edhe më përpara kjo qeveri. Pra, ka qenë ministrja e kësaj qeverie, ministrja e Shëndetësisë që deklaroi në parlament se do të zgjidhin se cili do të jetonte dhe cili do të vdiste dhe është e njëjta linjë. Unë i shikoj këtë kryeministër dhe këtë qeveri, se me këtë deklaratë kanë bërë një gafë shumë të rëndë. Nga pikëpamja morale është shumë tronditëse. Nuk mund të marrë kryeministri ose ministrja e Shëndetësisë pozicionin e Zotit, që përcakton kush jeton e kush vdes. U trondita, por e prisja, sepse kam parë gafa të tilla në Shqipëri nga kryeministri dhe ministrja”, ka thënë Dasho.

Ditën e djeshme në stadiumin “Air Albania” u vaksinuan aktorë dhe regjisorë të njohur shqiptarë ndër të cilët Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Pirro Milkani, Dhimitër e Roza Anganosti. Po ashtu u vaksinuan edhe politikanët Aleksandër Meksi e Alfred Moisiu. Përzgjedhja e njerëzve që do të vaksinohen të parët ka shkaktuar shumë debat pasi është parë si diskriminuese për shkak të pozitës sociale të të moshuarve. Ndërkohë, procesi i vaksinimit ka ecur me ritme shumë të ngadalta për shkak të numrit të vogël të dozave që kanë ardhur në vendin tonë.

 

Shpërndaje
Share.

Komento