Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekspertët po thonë të njëjtën gjë për testimet! Shqipëria përse nuk bindet?

20:45 31/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Dita e sotme shënon ditën e 24-t të konfirmimit të dy rasteve të para të prekura me koronavirus në vendin tonë. Ndonëse kanë kaluar më shumë se tre javë, autoritetet shqiptare vijojnë të ndjekin po të njëjtën strategji izolimi në luftën kundër epidemisë.

Por edhe pse kjo taktikë ka dhënë frytet e veta në një frenim të konsiderueshëm të përhapjes masive të COVID-19, ekspertë të mbarë botën bëjnë çdo ditë thirrje për një strategji tjetër: atë të testimit masiv.

“T’i urdhërosh të gjithë që të qëndrojnë në shtëpi është një masë shumë e përgjithshme. Kjo bëhet kur realisht nuk ke asnjë rrugë tjetër. Të testosh sa më shumë njerëz është thelbësore për të tejkaluar atë që po bëjmë tani.”-shprehet dr. Emily Gurley, studiuese në Universitetin Johns Hopkins, një nga institucionet më të cituara përsa i përket informacioneve lidhur me studimet për koronavirusin.

Të njëjtën gjë konfirmon dhe dr. Robert Gallo, një nga studiuesit përgjegjës për zbulimin e HIV-it.

“Testimi është absolutisht thelbësor për kontrollimin e epidemisë. Në të njëjtën mënyrë u frenua dhe HIV-i. Testimi duhet bërë sa më i lirë të jetë e mundur dhe sa më i thjeshtë të jetë e mundur.”-shprehet ai.

Studiuesit më në emër në të gjithë botën po theksojnë rëndësinë e testimeve masive dhe për të treguar efekshmërinë e një gjëje të tillë merret gjithmonë si shembull Koreja e Jugut.

Në vendin aziatik që ka shënuar një sukses të vërtetë në këtë luftë, iu dha rëndësia maksimale testimit që në rastet e para dhe identifikimi i pjesës dërrmuese të rasteve të prekura me koronavirus, e lejoi Korenë e Jugut të vijojë aktivitetin ekonomik pa detyruar të gjithë popullatën të vetëizolohej.

E megjithatë, ndonëse të gjitha vendet që janë ende në fazat e para të epidemisë si Gjermania po mundohen të ndjekin të njëjtin shembull, Shqipëria duket se vijon me strategjinë e ditës së parë. Shkak për këtë dyshohet të jetë kostoja e kiteve testuese për COVID-19 që siç është shprehur dr. Silva Bino, kushtojnë 15.000 lekë dhe mbulohen nga shteti.

Deri më tani, në një periudhë një mujore në vendin tonë janë kryer vetëm 1671 testime, që i ka kushtuar shtetit 25.065.000 lekë dhe vetëm ditën e sotme janë kryer 145 testime, me një kosto 2.175.000 lekë. Sigurisht, shifrat nuk janë të vogla për një ekonomi si e jona. Por a mund të bëjmë më shumë se kaq?

Qartazi po dhe për këtë mjafton t’i hedhësh një sy tenderave që vijojnë të kryhen në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, duke filluar nga 2.6 milionë lekë për suvenire në Bashkinë e Tiranës, tek 12.6 milionë lekë për maska për OSHEE.

E megjithatë, këto përllogaritje i referohen sërish strategjisë fillestare të aplikuar nga autoritetet shqiptare.

Përgjatë javës së fundit në mbarë botën janë aprovuar pajisje të shumta të testimit në masë të pacientëve me COVID-19, siç është dhe ajo e kompanisë “Roche” të përmendur nga drejtori i Spitalit Amerikan në emisionin “Opinion”, ku tregoi se do të niste shumë shpejt testimet në spitalin e tij privat.

Pajisja në fjalë e quajtur Cobas 8800 kryen deri në 4128 testime në ditë dhe është aprovuar edhe nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara, ndryshe nga çka pretendonte mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” ministrja e Shëndetësosë, Ogerta Manastirliu.

Por ndërkohë që shteti shqiptar lejon një subjekt privat të pacertifikuar të kryejë testime të tilla kundrejt një pagese që siç tha drejtori i Spitalit Amerikan do të jetë 150-300 euro, nuk duket të ketë asnjë përpjekje që kjo pajisje të përdoret në spitalet shtetërore dhe ky shërbim t’i ofrohet falas popullatës, që paguan taksa për shërbimin shëndetësor

Sikurse janë shprehur ekspertët botërorë të shëndetësisë, testimi masiv, përveçse do të nxirrte ekonominë nga ngërçi pasi personat e shëndetshëm do të mund të riktheheshin në punë, do të lejonte gjithashtu një organizim më të mirë.

Të dhënat e siguruara nga testimi në masë do të jepnin një panoramë më të qartë të efekteve të izolimit dhe do të lejonte të merreshin vendime më efektive lidhur me lehtësimin e masave të izolimit, blerjen e pajisjeve si ventilatorët etj.

Megjithatë, një gjë e tillë mund të realizohet për sa kohë situata nuk shndërrohet në kritike, pasi në momentin që situata del jashtë kontrollit, testimi në masë nuk ka më asnjë vlerë.

Deri më tani, Shqipëria duket të jetë ende në kohë, por a duhet të vijojmë t’i zëmë besë kohës?

Të tjera

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja
Aktualitet

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Në gjyqin që po zhvillohet në Bruksel ndaj Franc Çopjas, i konsideruar nga prokuroria federale si figura qendrore e klanit...

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite
Aktualitet

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar s'dimë për të satën herë hapjen e një hetimi të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe...

15:43 20/01/2026
Para

"Zihemi ose me gruan, ose me rojen", Pipero tregon stresin që përjetojnë mjekët dhe ndan historinë prekëse brenda Infektivit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

15:43 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

12:31 20/01/2026
Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

11:51 20/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.