Eksperimenti mizor me vogëlushin, lihet për 45 minuta i vetëm në qendrën tregtare

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një djalë i vogël vetëm 6 vjeç, është lënë i vetëm në një qendër tregtare në Australi.

E gjitha kjo ishte pjesë e një eksperimenti social, shkruan Daily Mail.

Si rezultat vetëm 7 persona ndaluan për ta ndihmuar, një burrë dhe gjashtë gra.

Vogëlushi qëndroi i vetëm në qendrën tregtare për rreth 45 minuta.

Prindërit e tij qëndronin disa metra larg dhe shihnin reagimet e njerëzve.

Mamaja e Aiden u shpreh në një emsion mëngjesi, se ishte e shokuar nga indiferenca e njerëzve.

Eksperimenti u krye në bashkëpunim me “Key Assets”, një agjenci e cila ofron shërbime sociale, për fëmijët në nevojë.

Shpërndaje
Share.

Komento