Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekskluzive/ Vëllai i Gjiknurit merr tenderin 1.3 miliard lekë të AKSHI-t me ndihmën e Myzyrit të KPP-së

14:57 13/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kompania Kreatx, pas së cilës fshihet vëllai i Damian Gjiknurit vazhdon të fitojë qindra milionë lekë nga tenderët e Agjencisë Kombëtare Shoqëria e Informacionit.

Panajot Gjiknuri është përfolur se është menaxher de facto i një konsorciumi kompanish ku bën pjesë edhe Kreatx. Edhe kur AKSHI nuk arrin ta nxjerrë fituese këtë kompani, Gjiknuri ka përkrahjen e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) Jonaid Myzyri.

Rasti i freskët është përmbysja e tenderit të AKSHI-t ne ndihmën e Myzyrit në KPP. Në lojë janë 1,3 miliard lekë që AKSHI i vë në dispozicion për ndërtimin e “Sistemit të bazës së të dhënave për Trafikun Detar” në Portin e Durrësit.

Tenderi

Shpallja e tenderit u bë nga AKSHI më 29 shtator 2020 dhe u njoftua në sistemin e prokurimeve elektronike me procedurë prokurimi të hapur. Fondi limit i vendosur nga agjencia ishte 130,126,659 lekë pa TVSH. Ofertat u hapën në datën 23 tetor 2020. Një muaj më vonë, në 12 nëntor AKSHI njoftoi rezultatet e vlerësimit: Kreatex 99,750,000 lekë, i skualifikuar; Ikub Info 123,099,819 i kualifikuar; Divitech 125,561,815.38, i skualifikuar; Smart ICT Services 153,832,132.80 i skualifikuar.

Bashkimi i kompanive KREATX, Sinteza, Keminet, u bë pasi nuk plotësonin kriterin stafit, konkretisht duhet të ishin specialistë të certifikuar nga prodhuesi për zhvillim software.

Myzyri i kthen nderin Gjiknurit

Më 22 dhjetor 2020 Komisioni i Prokurimit Publik, e drejtuar nga Jonaid Myzyri e ka përmbysur vendimi e AKSHI-t dhe ka kërkuar që tenderi të anulohet. Arsyetimi është se kërkesat e AKSHI-it për licencat e stafit qenka në tejkalim të ligjit për Prokurimet.

Kështu, Joanaid Myzyri i kthen borxhin Gjiknurit, pasi u emërua në korrik të vitit të kaluar në këtë post jashtë kritereve të përcaktuara me ligj. Myzyri nuk plotësonte kriterin e vjetërisë për t’u vendosur në këtë detyrë.

Merr fondet nuk kryen punën

Një tender tjetër, Panajot Gjiknuri e mori nga DPSHTRR, në vitin 2017. Ky bashkim shoqërish, që menaxhohen nga Panajot Gjiknuri duhet ta mbaronte punën në qershor të vitit 2018, por edhe me ardhjen e drejtor Blendi Gonxhes akoma nuk ishin dorëzuar sistemet informatike sipas kontratës.

Kompania Kreatx, sipas ekstraktit të nxjerrë në QKB është krijuar në shtator 2011 me aktivitet zhvillimin dhe shitjen e programeve kompjuterike për përdorim në fusha te ndryshme. Megjithatë është bërë aktive me bilance vetëm pas vitit 2013, me ardhjen në pushtet të PS-së. /Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: AKSHIkpptender

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para

Jepet vendimi i gjykatës për rojën e shkollës që abuzoi me 15-vjeçaren, i bënte shantazh me video

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English