Ekskluzive/ Qytetarët “masakrohen” në gjoba, rilindja zhvillon miting pa maska në Mat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Tiranës ka bërë me dije ditën e sotme janë gjobitur plot 644 qytetar për shkak se janë kapur në rrugë apo makinë pa maska.

Ndërsa kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj, ka zhvilluar ditën e sotme me banorë të disa fshatrave në rreth dhe nga foto e shpërndara nga Hasan Pasha, kryetar i Partisë Socialiste në Mat vërehet se shumica e qytetarëve janë pa maska.

Kohët e fundit rilindja ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes në lidhje me zhvillimin e tubimeve, ku tek simpatizantët kanë munguar maskat, ndërkohë që qytetarët e thjeshtë masakrohen në gjoba.

Pyetja është e thjeshtë:

A janë gjobitur personat që kanë marrë pjesë në këtë takim dhe nuk kanë pasur maska?

Nuk nevoja të presim për një përgjigje pasi atë e dimë dhe është “JO”.

Shpërndaje
Share.

Komento