Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekskluzive/ Pasaportat për të huajt. Meta kërkon dorë të lirë, zbardhet dekreti

16:49 22/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka bërë presion mbi Kuvendin për ta ndryshuar ligjin “Mbi shtetësinë” me qëllim që të kishte dorë të lirë në firmosjen e pasaportave shqiptare për të huajt.

Dekreti

Dekreti i Metës, në 11 gusht 2020 “Për kthimin në Kuvend te ligjit “Për shtetësinë'”‘, së bashku me arsyet e kthimit të ligjit”, është dokumenti që tregon rivalitetin mes qeverisë dhe Presidentit për dhënien e shtetësisë së huajve. Meta është përpjekur të ruajë formën e vjetër të dhënies së shtetësisë, duke e justifikuar me autoritetin që i jep Kushtetuta. Është fjala për të drejtën që të japë shtetësinë pa kaluar në procedurat e verifikimit nga organet e tjera.

Deri tani, në tre vitet e Presidencës Meta, 382 të huajt kanë marrë shtetësi shqiptare në emër të ‘interesit kombëtar’ pa u verifikuar për sigurinë.

Presidenti është bazuar në nenin 7 të pikës 9 të ligjit për shtetësinë, kjo pikë parashikon në çdo rast zbatimin e pikës 6 të nenin 9, e cila kërkon verifikimin e personit që i jepet nënshtetësia nëse përbën apo jo kërcënim për sigurinë kombëtare. Rasti më flagrant është me futbollistin afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina, të cilit Meta i dha shtetësinë brenda disa orëve.

Më së shumti, Presidenti Meta ka anashkaluar Ministrinë e Brendshme e cila ka për detyrë për të verifikuar të shkuarën e të huajve që kërkojnë shtetësinë shqiptare. Procedura e zakonshme merr rreth 1 vit, pasi kthehen përgjigjet e institucioneve, por ky nen i ka dhënë të drejtën Metës të veprojë në çast, sipas bindjes së tij.

Ligji

Neni 9 i ligjit titullohet “rastet e veçanta të fitimit të shtetësisë shqiptare”. Sipas këtij neni shtetësia shqiptare mund të fitohet nga shtetasi i huaj edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit. Për hartimin e programeve të veçanta, përcaktimin e rregullave specifike të kontrollit të veçantë të sigurisë dhe pastërtisë së figurës në standardet më të larta dhe monitorimin e zbatimit të tyre, krijohet një agjenci shtetërore e posaçme në varësi të ministrit. Organizimi dhe funksionimi i agjencisë miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Kriteret për fitimin e shtetësisë miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kundërshtimi

Lidhur me nenin 9, Presidenti i shkruante ndër të tjera deputetëve, se “shkel nenin 19 dhe 92 të Kushtetutës, si dhe mbivendos organet shtetërore duke dubluar kompetencat dhe fryre administratën, në shkelje te eficencës dhe duke shkaktuar kosto direkte mbi buxhetin e shtetit”

Procedurat

Ky ligj megjithëse ka hyrë në fuqi nuk ka nisur zbatimin, sepse akoma nuk është ngritur agjencia e mësipërme, as nuk është miratuar ndonjë vendim për kriteret.

Ministria e Brendshme në seksionin si aplikohet për shtetësinë, vazhdon ti referohet akoma Ligjit nr. 8389, date 05.08.1998 “Per shtetesine shqiptare”.

Procedura përfshin një kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës, Certifikata e lindjes, certifikatë, lejeqëndrimi në Republikën e Shqipërisë, akti i pronësisë së banesës ose kontrata e qirasë, kontratë pune, dokumente që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë (si garanci bankare, librezë kursimi, vërtetime zyrtare të ardhurash) dëshmi penaliteti, fotografi.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: MetaNenshtetesiapasaportat

Të tjera

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja
Aktualitet

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Në gjyqin që po zhvillohet në Bruksel ndaj Franc Çopjas, i konsideruar nga prokuroria federale si figura qendrore e klanit...

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite
Aktualitet

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar s'dimë për të satën herë hapjen e një hetimi të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe...

15:43 20/01/2026
Para

Numri dy i ‘Bandës së Lushnjës’ drejt lirimit? Enver Dondollaku kërkon t’i njihet paraburgimi në Itali. Nisin procedurat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

15:43 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

12:31 20/01/2026
Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

11:51 20/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.