Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekskluzive! Nuk lëshonte karrigen prej 6 vitesh: Arsyeja që vonoi procesin e shkarkimit të Ardian Dvoranit

20:26 11/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur mbarimin e ushtrimit të detyrës së Ardian Dvoranit si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, pas një kalvari të gjatë përplasjesh mes tij dhe presidentit Ilir Meta.

Anëtarët kanë vendosur me 6 vota pro për përfundimin e ushtrimit të detyrës së Ardian Dvoranit, ndërsa 4 prej tyre kanë qenë kundër, teksa anëtari Dritan Hallunaj mungonte.

Kështu, Ardian Dvorani pas vendimit të KLGJ për mbarimin e mandatit si gjyqtar në gjykatën e Lartë, largohet edhe nga drejtimi i KED.

Dvorani u zgjodh anëtar i Gjykatës së Lartë më 17 shkurt 2005 për një mandat 9-vjeçar.

Mandati i tij përfundoi më datë 17 shkurt 2014, por edhe pse kaluan më shumë se gjashtë vjet nga ajo kohë, Dvorani vijoi të ushtrojë detyrën, me justifikimin se ai ka të drejtë të qëndrojë deri sa të emërohet pasuesi i tij.

Në vitin 2016, 35 deputetë të Kuvendit i kërkuan Gjykatës Kushtetuese të shprehej mbi përfundimin e mandatit të Dvoranit.

Në qershor 2016, Gjykata Kushtetuese, me Vendimin Nr. 55, e shpalli antikushtetues atë pikë të ligjit që lejonte qëndrimin në detyrë pas mbarimit të mandatit të një anëtari të Gjykatës së Lartë derisa ai të zëvendësohej.

Por, vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyri në fuqi më 12 gusht, kur ai u botua në Fletoren Zyrtare, dy ditë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kushtetutës, të cilat e kishin hequr farë nenin e vazhdimit të mandatit deri në zevendësim, por që nga ana tjetër në dispozitat tranzitore lejonin qëndrimin në detyrë të anëtarëve ekzistues të Gjykatës së Lartë deri në zëvendësimin e tyre.

Edhe pse rasti i tij ishte i pastër—ndryshimet kushtetuese e gjetën Dvoranin në detyrë për shkak të justifikimit të tij me një interpretim ligjor që Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë—Dvorani ka vazhduar të qëndrojë në detyrë, duke vendosur kështu një rekord botëror, duke shërbyer mbi gjashtë vjet pas mbarimit të mandatit.

KLGJ u vu në lëvizje pas kërkesës së presidentit Ilir Meta, në  konfliktin mes tyre për procedurën e dekretimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i cili vijon tashmë prej gati 9 muajsh.

Meta i kërkoi KLGJ që të shprehej ose të njoftonte përfundimin e mandatit të Dvoranit, teksa KLGJ shtyu mbledhjen për çështjen “Dvorani” me arsyetimin se do duhet të pritet edhe mendimi i partnerëve të huaj.

Por, dy misionet e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës EURALIUS dhe OPDAT refuzuan të japin opinion lidhur me këtë çështje, duke thënë se nuk pranojnë të japin opinione për çështje individuale, pasi kjo në rastin konkret është përgjegjësi ekskluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Mirëpo, më në fund KLGJ vendosi të shkarkojë Ardian Dvorani, i cili nuk lëshonte karrigen prej 6 vitesh nga mbarimi i mandatit.

“Gazetareforma.com” mëson se gjithë kjo vonesë në shkarkimin e tij ka qenë e mirëmenduar nga Dvorani, pasi lëvizja e radhës është “kapja” e Gjykatës së Apelit.

Siç duket, marrja e kohës i ka shërbyer Dvoranit të mbyllë të gjitha procedurat dhe të jetë gati tashmë për pozicionin e tij të ri.

Ndonëse para kamerave u shpreh se nuk ka shumë për të thënë dhe se pret arsyetimin e vendimit nga KLGJ, gjithë ngërçi institucional i krijuar nga ai, si mes Kryeministrisë dhe Presidencës, ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, ka pikërisht këtë arsye.

Të lidhura

E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT
Aktualitet

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

Një lajm i trishtë vjen nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku mjeku i njohur pediatër, Bashkim Nezaj,...

17:12 15/05/2025
E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Para

Vijon rritja e rasteve të reja me Covid-19: Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

17:12 15/05/2025
E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.