Ekskluzive/ Kukësi pa mjek ligjor prej 4 vitesh, vonesat shkaktojnë përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qarku i Kukësit prej 4 vitesh vuan mungesën e mjekëve ligjore.

Kjo situatë ka shkaktuar vonesa në proceset gjyqësore, por edhe irritim tek qytetarët.

Në rastet kur ka qenë e nevojshme, mjeku ligjor ka ardhur nga Tirana.

Mirëpo vonesat kanë sjellë irritim te familjarët e të ndjerëve.

Këtë fakt e konfirmon edhe prokurori i Kukësit, Edmon Karriqi, në një prononcim për gazetareforma.com.

Ndër të tjera ai shton, se jo në pak raste, qyetarët janë përplasur me policinë, e cila nuk u ka lejuar të marrin trupat e të afërmve.

“Ne mundohemi të bëjmë më të mirën por nuk është e thjeshte. Qarku i Kukësit prej 4 vitesh nuk ka mjek ligjor që do të thotë që për çdo rast, mjeku ligjor duhet te vijë nga Tirana. Një gjë e tillë krijon vonesa të shumta dhe irritim te familjarët e të ndjerëve, të cilët jo në pak raste janë përplasur me policinë, për shkak të këtyre vonesave të panevojshme”, tha Karriqi.

Shpërndaje
Share.

Komento