Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekskluzive/ “Kastratit” i zgjatet koncesioni i Rinasit në 35 vjet, ja tarifat e udhëtarëve   

17:25 29/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria propozon zgjatjen e afatit të koncesionit të Rinasit nga 22 vjet në 35 vjet. Konçesioni i aeroportit të Rinasit ka kaluar zyrtarisht te “Kastrati Group”. Transaksioni mes grupit më të madh në vend dhe kompanisë kineze që zotëronte deri më tani aksionet është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku specifikohet se “Kastrati Group” tashmë disponon 100% të aksioneve të shoqërisë “Tirana International Airport”, që menaxhon  konçesionin.

Sipas kontratës grupi Kastrati do të paguajë në total 71 milionë euro, të ndara në 2 këste, ku fillimisht do të bëhet një pagesë fillestare prej 15 milion euro dhe më pas një shumë prej 56 mln euro e konsideruar si shuma e mbylljes.

Për çfarë parashikohet të ndodhë me Aeroportin Ndërkombëtar ne Rinas?

Ndryshimi thelbësor është propozimi i ndryshimit që aspirohet të miratohet nëpërmjet ratifikimit.  Pika 2 e marrëveshjes lidhet me listimin e ndryshimeve qe do te pesojë marreveshja koncesionare pas ratifikimit te ndryshimit te saj me ligj. Këto ndryshime konsistojnë në:

  • ndryshimin e afatit të marrëveshjes koncesionare, duke e zëvendësuar afatin 22 vite me atë në 35 vite;
  • shtimin në marrëveshjen fillestare të klauzoles mbi bazën e së cilës listohen detyrimet shtesë që merr përsipër shoqëria koncesionare të realizojë në kuadër të planit të saj të investimeve;
  • vendosja e kushtit ligjor që shoqëria koncesionare është e detyruar të vijoje me zgjatimin e pistës së aeroportit referuar parashikimit kohor të përcaktuar mes palëve;
  • zëvendësimin e terminologjisë së përdorur për aplikimin e detyrimit ekonomik të personave që kalojnë kufirin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës kufitare pranë aeroportit nga “taksë kufiri në dalje” duke u zëvendësuar me “tarifa për kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë”;
  • shtimin e një shtojce në marrëveshjen koncesionare, ku përcaktohen investimet e reja shtese që do të realizojë shoqëria koncesionare si rezultat i hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje dhe sanksionet për mospërmbushjen në kohë të tyre, me synim mundësinë e aplikimit të penaliteteve në rast të

vonesës në realizimin e tyre;

  • shtimi i një neni lidhur me sigurimin e kontratës
  • uljen e pagesave për shërbimet e aeroportit, pikërisht “Pagesa për pasagjerët”, e cila, pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, do te jetë 10 (dhjete) euro për personat mbi 12 vjeç; dhe 3 (tre) euro për fëmijë nga 2 deri në 12 vjeç. Pagesa për pasagjerët do të jetë e pagueshme vetëm nga pasagjerët që largohen nga vendi”;
  • riafirmimin e së drejtës së shoqërisë koncesionare për të marre kredi në institucione vendase dhe/ose të huaja financiare, me qëllim financimin e projektit,
  • saktësimi lidhur me parashikimet për procedurën e miratimit të masterplanit të aeroportit, si dhe të përbërjes së Komitetit të Pavarur të Rishikimit.

/Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: aeroportikastratikoncesion

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Nis hetimi për COVID-19 në Kinë, OBSH në spitalin që kuroi pacientët e parë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English