Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekskluzive/ Gjykata e rrëzoi, ja kush fshihet pas kompanisë fantazmë që fitoi tenderin për “Duty Free” në Rinas

22:40 17/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Tenderi për të përzgjedhur kompaninë që do të menaxhojë hapësirën tregtare të zonës jashtë doganore të Aeroportit të Rinasit ka futur në qorrsokak institucionet shqiptare prej më shumë se një viti dhe është gati të nxjerrë në dritë afera të shumta abuzive.

Më pak se një javë më parë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të Tiranës, pranoi kërkesën e kompanisë “Albania Duty Free Distribution”, për të shfuqizuar vendimin e Ministrisë së Financave që i ndaloi aktivitetin kompanisë në fjalë,  me pronare bashkëshorten e gjyqtarit, Gjin Gjoni, Elona Çaushi.

“Albania Duty Free Distribution” kishte humbur tenderin një vit më parë dhe i kishte mbaruar kontrata me TIA-n, që në datën 27 gusht, ndërkohë që përfaqësuesit e kompanisë pretendojnë se u është ndërprerë pa të drejtë kontrata. Sipas tyre, kontrata do të rinovohej automatikisht dhe ADFD nuk ishte lajmëruar paraprakisht nga TIA për anulimin e saj.

Ndërkohë tenderin e ri për kontrollin e dyqaneve pa taksa në Rinas në shkurt të 2019-ës, fillimisht rezultoi se e fitoi kompania e famshme polake “Baltona”. Por teksa një gjë e tillë u mësua në mënyrë jo zyrtare nga mediat në vend, në qershor të 2019-ës u mësua se fituese ishte shpallur kompania amerikane “International Cruise Duty Free” (ICDF).

Këtu qartazi, gjërat fillojnë të bëhen të dyshimta dhe manipulimet qartazi mbajnë firmën e ish-drejtorit të Tirana International Airport, Rolf Castro Vasquez. Ky është vetëm abuzimi i radhës i Castro-s (tashmë i larguar nga detyra), emri i së cilit është lakuar me dhjetra herë për skandalet e pafundme në aeroportin e Rinasit.

Një prej tyre është monopolizimi i bizneseve në aeroport. Ka qenë pikërisht Castro Vasquez ai që i ka përqëndruar pjesën më të madhe të këtyre bizneseve: dy bare, një restorant, një “Bussines Lounge” dhe tre dyqane në dorën e një gruaje të vetme: Aliona Zeqirit.

Dhe pikërisht këtu fillon skandali i vërtetë. Burime ekskluzive për “gazetareforma.com”, bëjnë me dije se Aliona Zeqiri është dhe emri që fshihet pas kompanisë ICDF, e cila nuk ka kurrëfarë eksperience në fushën e Duty Free në aeroporte, ndryshe nga shumë prej kompanive pjesëmarrëse në tender. Sakaq, në dokumenta pronar i kompanisë ICDF rezulton shtetasi amerikan Lucio Souto me origjinë argjentinase, i cili mesa duket është thjesht një kukull për të mbuluar aferën e radhës në Rinas.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: aliona zeqiridutty freerolf castro

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Meta bën deklaratën e fortë: Nuk më shkarkojnë dot edhe po të vijnë me tanke në Presidencë

Please login to join discussion

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English