Ekskluzive/ Deportimi i shtetasve turq nga Kosova, raporti i OKB-së: Të lirohen menjëherë dhe të dëmshpërblehen

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 29 mars të vitit 2018 drejtori i përgjithshëm i Shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë Mustafa Erdem, zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori i shkollës në Gjakovë, Kahraman Demirez dhe dy mësues Djihen Ozkan dhe Hasan Gunakana u arrestuan nga Policia e Kosovës dhe u deportuan me urgjëncë drejt Turqisë.

Ne mesin e të arrestuarave dhe të dëbuarve ishte edhe mjeku Osman Karakaja, i cili nuk ishte punonjës i këtyre shkollave.

Gazeta Reforma ka siguruar raportin e Grupit të Punës së OKB-së mbi këtë rast i cili shprehet se ka konstatuar shkelje të rënda të të drejtave të njeriut nga autoritetet e Kosovës dhe Turqisë kundër Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya and Cihan Özkan.

Në lidhje me Kosovën, Grupi i Punës vendosi se privimi nga liria i gjashtë individëve ishte arbitrar dhe në kundërshtim me dispozitat përkatëse në nenin 2 (e drejta e mosdikriminimit); nenin 3 (e drejta e jetës, lirisë dhe sigurisë); nenin 8 (e drejta për mjete juridike efektive); nenin 9 (liria kundër arrestimit apo ndalimit arbitrar); nenin 10 (e drejta e gjykimit të drejtë) dhe nenit 19 (e drejta e lirisë së mendimit dhe shprehjes) të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Këto shkelje përfshihen në kategoritë e shkeljeve I, II, III dhe V, sipas kritereve të Grupit të Punës.

Në lidhje me Turqinë, Grupi i Punës vendosi se privimi nga liria i gjashtë individëve ishte arbitrar dhe në kundërshtim me dispozitat përkatëse në nenin 2, (e drejta e mosdikriminimit); nenin 3 (e drejta e jetës, lirisë dhe sigurisë); nenin 8 (e drejta për mjete juridike efektive); nenin 9 (liria kundër arrestimit apo ndalimit arbitrar); nenin 10 (e drejta e gjykimit të drejtë) dhe nenit 19 (e drejta e lirisë së mendimit dhe shprehjes) të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe nenin 2 (1) dhe (3) [e drejta e mosdiskrimimit dhe mjete efektive]; nenin 9 (e drejta e lirisë dhe sigurisë; nenin 14 (e drejta për gjykim të drejtë); nenin 19 (e drejta e lirisë së mendimit dhe shprehjes); dhe nenin 26 (e drejta e barazisë përpara ligjit) të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike. Këto shkelje përfshihen në kategoritë e shkeljeve I, II, III dhe V, sipas kritereve të Grupit të Punës.

Në këtë kontekst, Grupi i Punës i bën thirrje (a) Qeverisë së Turqisë t’i lirojë menjëherë të gjashtë individët; dhe (b) qeverive të Turqisë dhe Kosovës t’i akordojnë viktimave të drejtën e zbatueshme të kompensimit dhe dëmshpërblimit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në kontekstin aktual të pandemisë globale COVID-19 dhe rrezikut të koronavirusit në institucionet e burgimit apo paraburgimit, Grupi i Punës i bën thirrje Qeverisë së Turqisë të ndërmarrë veprime urgjente për lirimin e të gjashtë individëve.

Pjesë e këtij dëbati ka qenë edhe Shqipëria kun ë 1 janar të viti 2020 deportoi për në Turqi mësuesin Harun Ccelik dhe tentoi të deportonte edhe mësuesin tjetër para pak kohësh Selami Shimshek, por publikimi i rastit në media bëri që ky operacion të anulohej.

Gjithashtu ditët e fundit janë sulmuar shkollat turke në Shqipëri, pasi dyshohet se janë mbështetës të lëvizjes Gylen dhe ka filluar presioni i vazhdueshëm ndaj tyre nga qeveria për t’i detyruar që t’i  mbyllin edhe pse janë institucionet arsimore me nivelin më të lartë në vend.

Raporti i plotë:

NJOFTIM PËR SHTYP

Lënda:            Vendimi i Grupit të Punës së OKB-së mbi Ndalimet Arbitrare lidhur me ndalimin arbitrar dhe transferimin e paligjshëm të Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan

 Datë:               18 nëntor 2020

 Burimi:  https://www.ohchr.org/Documents/Issues/Detention/Opinions/Session88/A_HRC_WGAD_2020_47_Advance_Edited_Version.pdf

Përmbledhje

Gjatë sesionit të tij të 88-të, zhvilluar në datat 24-28 gusht 2020, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare miratoi Opinionin Nr. 47/2020 (A/HRC/WGAD/2020/47), i cili konstaton shkelje të rënda të të drejtave të njeriut nga autoritetet e Kosovës dhe Turqisë kundër Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya and Cihan Özkan. Opinioni u publikua nga Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare në muajin nëntor 2020.

Në Opinionin e publikuar në dokumentin A/HRC/WGAD/2020/47, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare të OKB-së (WGAD) doli në përfundimin se arrestimi, ndalimi dhe transferimi me forcë i Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan më 29 mars 2018 në Kosovë ishte arbitrar dhe në kundërshtim të normave dhe standarteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Në lidhje me Kosovën, Grupi i Punës vendosi se privimi nga liria i gjashtë individëve ishte arbitrar dhe në kundërshtim me dispozitat përkatëse në nenin 2 (e drejta e mosdikriminimit); nenin 3 (e drejta e jetës, lirisë dhe sigurisë); nenin 8 (e drejta për mjete juridike efektive); nenin 9 (liria kundër arrestimit apo ndalimit arbitrar); nenin 10 (e drejta e gjykimit të drejtë) dhe nenit 19 (e drejta e lirisë së mendimit dhe shprehjes) të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Këto shkelje përfshihen në kategoritë e shkeljeve I, II, III dhe V, sipas kritereve të Grupit të Punës.

Në lidhje me Turqinë, Grupi i Punës vendosi se privimi nga liria i gjashtë individëve ishte arbitrar dhe në kundërshtim me dispozitat përkatëse në nenin 2, (e drejta e mosdikriminimit); nenin 3 (e drejta e jetës, lirisë dhe sigurisë); nenin 8 (e drejta për mjete juridike efektive); nenin 9 (liria kundër arrestimit apo ndalimit arbitrar); nenin 10 (e drejta e gjykimit të drejtë) dhe nenit 19 (e drejta e lirisë së mendimit dhe shprehjes) të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, si dhe nenin 2 (1) dhe (3) [e drejta e mosdiskrimimit dhe mjete efektive]; nenin 9 (e drejta e lirisë dhe sigurisë; nenin 14 (e drejta për gjykim të drejtë); nenin 19 (e drejta e lirisë së mendimit dhe shprehjes); dhe nenin 26 (e drejta e barazisë përpara ligjit) të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike. Këto shkelje përfshihen në kategoritë e shkeljeve I, II, III dhe V, sipas kritereve të Grupit të Punës.

Në këtë kontekst, Grupi i Punës i bën thirrje (a) Qeverisë së Turqisë t’i lirojë menjëherë të gjashtë individët; dhe (b) qeverive të Turqisë dhe Kosovës t’i akordojnë viktimave të drejtën e zbatueshme të kompensimit dhe dëmshpërblimit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në kontekstin aktual të pandemisë globale COVID-19 dhe rrezikut të koronavirusit në institucionet e burgimit apo paraburgimit, Grupi i Punës i bën thirrje Qeverisë së Turqisë të ndërmarrë veprime urgjente për lirimin e të gjashtë individëve.

Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrate gjithashtu i bën thirrje autoriteteve të Turqisë dhe Kosovës të mundësojnë një hetim të plotë dhe të pavarur mbi rrethanat që lidhen me privimin arbitrar të lirisë të gjashtë individëve dhe të marrin masat e nevojshme kundër atyre që janë përgjegjës për dhunimin e të drejtave të tyre.

Në përputhje me paragrafin 33 (a) të metodave të tij të punës, Grupi i Punës ia referoi këtë rast Raportuesit të Posaçëm mbi Nxitjen dhe Mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në luftën kundër terrorizmit dhe i kërkoi qeverive përkatëse ta shpërndajnë këtë opinion me të gjitha mjetet, sa më shumë të jetë e mundur.

 Gjatë tre viteve të fundit Grupi i Punës ka vënë re një rritje të konsiderueshme të rasteve të ndalimit arbitrar në Turqi. Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitrare shpreh shqetësimin e thellë për ngjashmëritë që kanë këto raste dhe tërheq vëmendjen se, në disa rrethana, praktika e burgosjeve masive dhe sistematike, si dhe privime të tjera të rënda të lirisë në kundërshtim me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit.

 Arrestimi arbitrar i viktimave

Në orën 7:00 të mëngjesit të datës 29 mars 2018, gjashtë njësi policore u shpërndanë në dy qytete të Kosovës, si pjesë e një plani të detajuar që përfshinte disa zyrtarë të nivelit të lartë. Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan u arrestuan brenda disa orëve nga njëri-tjetri.

  1. Yusuf Karabina u arrestua në orën 8:00 të datës 29 mars 2018 në një rrugë me qarkullim të lartë automjetesh, në kohën kur ai po udhëtonte për në shkollën ku punonte, bashkë me disa anëtarë të tjerë të familjes. Një punonjës policie hapi derën e pasagjerit, kapi me forcë një anëtar tjetër të familjes dhe e tërhoqi atë jashtë automjetit, ndërsa një anëtar tjetër i familjes doli nga automjeti instiktivisht. Sapo z. Karabina doli nga automjeti ai u prangos dhe u fut me forcë brenda një makine policie, e cila u kthye menjëherë dhe udhëtoi në drejtim të Prishtinës.

Dhjetë (10) oficerë në dy automjete policore dhe një automjet me targa civile mbërritën në Gjakovë në orën 8:00 të datës 29 mars 2018. Ata hynë në ambientet e Kolegjit Mehmet Akif, ku arrestuan z. Demirez, z. Günakan dhe z. Özkan. Të tre mësuesit u prangosën në oborrin e shkollës dhe u dërguan menjëherë në aeroport.

  1. Mustafa Erdem u arrestua nga policia e Kosovës në parkingun e stacionit qendror të policisë në Prishtinë, ndërsa ai po nxitonte të interesohej, në kapacitetin e tij si drejtor i shkollës, për arrestimin më parë të katër mësuesve. Z. Erdem u shty me forcë në automjetin në të cilin mbahej z. Karabina që nga rrëmbimi i tij. Ata u transferuan drejtëpërdrejtë në aeroport, pa u dërguar më parë në brendësi të stacionit policor.

Dy punonjës policie mbërritën në banesën e z. Karakaya në Prishtinë në orën 9.07 të mëngjesit të datës 29 mars 2018 dhe pyetën për “Osman emigrantin”. Ata i kërkuan z. Karakaya të bëhej gati të shkonte me oficerët e policisë për të nënshkruar disa dokumente në lidhje me rinovimin e lejes së tij të qëndrimit. Z. Karakaya mori me vete disa dokumente dhe i la porosi bashkëshortes të njoftonte një shok të tij për t’u takuar në zyrën e lejeve të qëndrimit, me qëllim për ta ndihmuar me përkthimin. Ai i shoqëroi të dy oficerët e policisë jashtë banesës dhe u transferua menjëherë në aeroport.

Në tërësinë e tij operacioni i arrestimit të gjashtë individëve u planifikua dhe realizua nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), e cila në këtë rast kishte kompetenca policore dhe mori nën kontroll zyra policore, në kundërshtim me standartet ligjore të brendshme dhe ndërkombëtare. Agjentët e agjencisë (AKI) gjithashtu i dhanë urdhëra oficerëve të kontrollit kufitar në aeroport dhe ishte AKI dhe jo Ministria e Brendshme ajo e cila siguroi biletat e fluturimit dhe kreu të gjitha veprimet që lidhen me logjistikën e transferimit të viktimave.

  1. Demirez, Z. Erdem, Z. Günakan, Z. Karabina, Z. Karakaya dhe Z. Özkan iu dorëzuan agjentëve turq në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Gjashtë individët mbërritën në aeroport në orën 9:27, kaluan kontrollin kufitar dhe hipën në bordin e një avioni që i përkiste Birleşik İnşaat Turizm Ticaret Ve Sanayi, një kompani me seli në Turqi. Avioni u ngrit në fluturim në orën 10:50 të datës 29 mars 2018. Konfuzioni mbi identitetin e z. Günakan vazhdoi edhe në aeroport, pasi ai u ngatërrua me një shtetas tjetër turk, emri i të cilit ishte në urdhërin e dëbimit me forcë. Eventualisht identiteti i z. Günakan u sqarua, por pavarësisht kësaj oficerët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë vendosën ta deportojnë, edhe pse nuk kishte asnjë urdhër për dëbimin e tij me forcë.

Nisur nga shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut kundër gjashtë individëve mekanizmi kombëtar i parandalimit në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës u njoftua dhe inicioi një hetim për rastin. Më datë 29 mars 2018 u njoftua edhe për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar, por ai u ngrit zyrtarisht vetëm më 28 qershor 2018. Komisioni me një mandat 4-mujor u ngarkua nga Kuvendi i Kosovës për të përpiluar një raport mbi incidentet e datës 29 mars 2018, me qëllim përcjelljen e përfundimeve Prokurorisë Speciale të Kosovës për hetime të mëtejshme.

Në raportin e tij, Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës konkludoi se me dëbimin e gjashtë shtetasve turq autoritetet shkelën dispozitat e mëposhtme të legjislacionit të brendshëm dhe të drejtës ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë:

  • Nenet 29 (2)– (4) (e drejta e lirisë dhe sigurisë), 31 (e drejta për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm) dhe 32 (e drejta për mjete juridike) të Kushtetutës së Kosovës;
  • Nenet 14 (1), 15, 16 (1)– (2) dhe 17 (2) dhe (6) të Ligjit nr. 04/L-213 për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juridik në çështje Penale;
  • Nenet 8 dhe 10 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut;
  • Nenet 9 (1)– (2) dhe 13 të Paktit (ICCPR);
  • Nenet 3, 5 dhe 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
  • Neni 1 (1) i Protokollit nr. 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
  • Neni 3 i Konventës kundër Torturës dhe Trajtimeve apo Dënimeve të Tjera Mizore, çnjerëzore ose Poshtëruese.

Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar morën në pyetje disa nga aktorët kryesorë të përfshirë në këtë rast dhe zgjatja e mandatit të tij nga 15 prilli në 15 maj 2019 i mundësoi Komisionit t’i paraqiste Kuvendit të Kosovës përfundimet e mëposhtme:

  • Duke zbatuar me automatizëm kërkesën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (“AKI”) për revokimin e lejeqëndrimeve të shtetasve turq, pa shqyrtuar nëse informacionet e ofruara prej AKI-së plotësonin kriteret ligjore për të qenit “kërcënim ndaj sigurisë kombëtare”, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim (“DShAM”), në kuadër të Ministrise së Punëve të Brendshme, ka shkelur nenin 5 të Ligjit Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative.
  • Dëbimi i z. Hasan Hüseyin Günakan, pa kurrfarë urdhri të ligjshëm, paraqet shkelje të nenit 55, par. 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; nenit 1, par. 1 të Protokollit Nr. 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe nenit 13 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike.
  • Fakti që nuk është kërkuar zyrtarisht kthimi i z. Gunakan në Republikën e Kosovës pas dëbimit të tij të gabuar, përbën shkelje të nenit 25, par. 1 dhe 2 të Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 09/2014 për Kthimin e të Huajve me Qëndrim të Paligjshëm në Republikën e Kosovës.
  • Duke marrë pjesë në operacionin për dëbimin e gjashtë shtetasve turq, i cili nuk e kishte për qëllim mbledhjen e informacioneve, zyrtarët e AKI-së kanë tejkaluar fushëveprimin ligjor të AKI-së të përcaktuar me nenin 2, par. 1 të Ligjit Nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
  • Mungesa e një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe AKIsë, që trajton posaçërisht koordinimin e operacioneve të përbashkëta, paraqet shkelje të nenit 8, par. 2 të Ligjit për AKI, si dhe shkakton pasiguri juridike dhe mbrojtje jo të mjaftueshme të të drejtave të njeriut.
  • Drejtoria për Migrim dhe të Huaj (“DMH”), në kuadër të Policisë së Kosovës, ka nxjerrë urdhra për largim me forcë të gjashtë shtetasve turq, pa plotësuar asnjërin prej kushteve të përcaktuara me nenin 97, par. 1 të Ligjit Nr. 04/L-219 për të Huajt.
  • Urdhrat për largim me forcë u nxorën në bazë të nenit 6 dhe nenit 99, par. 2 të Ligjit për të Huajt, edhe pse asnjëra prej këtyre dispozitave, sipas ligjit, nuk mund të shërbejë si bazë për nxjerrjen e këtij lloj urdhri.
  • Forma e urdhrave për largim me forcë nuk përputhej me kërkesat e nenit 97, par. 8 të Ligjit për të Huajt, i cili përcakton se: “Të huajit i komunikohet në formë të shkruar, në njërën nga gjuhët zyrtare dhe në gjuhën angleze, . . . duke i shpjeguar . . . vendin ku [urdhri]do të ekzekutohet [dhe]mënyrën e transportimit të tij për në vendin e destinacionit.”
  • Disa zyrtarë policorë nuk kanë informuar shtetasit turq për të drejtat e tyre për mbrojtje ligjore dhe për të kontaktuar anëtar të familjes. Ky mosnjoftim paraqet shkelje të Kodit Nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, neni 13, par. 1; dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 29, par. 2 dhe 3.
  • Disa zyrtarë të tjerë policorë nuk morën masa të duhura për t’i informuar shtetasit turq lidhur me të drejtat e tyre në gjuhën turke, edhe pse këta zyrtarë kishin vërejtur vetë se disa prej shtetasve turq nuk e kuptonin gjuhën shqipe. Kjo paraqet shkelje të nenit 13, par. 1 të Kodit të Procedurës Penale; dhe nenit 29, par. 2 dhe 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
  • Gjashtë shtetasve turq nuk iu ofrua këshillim dhe përfaqësim juridik, gjë që paraqet shkelje të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2014 për Kthimin e të Huajve me Qëndrim të Paligjshëm në Republikën e Kosovës, neni 12, par. 6.
  • DShAM-ja, duke mos u angazhuar në operacionin e dëbimit, nuk ka kryer obligimin e saj për të siguruar fletudhëtime për shtetasit turq që nuk posedonin dokumente të udhëtimit. Kjo paraqet shkelje të nenit 8, par. 1 dhe 3 të Ligjit për të Huajt.
  • Divizioni për Ripranim dhe Kthim (“DRK”), në kuadër të DShAM-së, duke mos u angazhuar në operacionin e dëbimit, nuk ka kryer obligimin e tij për të vërtetuar identitetin e shtetasve turq që nuk posedonin dokumente të identifikimit. Kjo paraqet shkelje të nenit 30 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2014 për Kthimin e të Huajve me Qëndrim të Paligjshëm në Republikën e Kosovës.
  • DRK-ja, duke mos u angazhuar në operacionin e dëbimit, nuk ka kryer obligimin e tij për të organizuar transportin për gjashtë shtetasit turq. Kjo paraqet shkelje të nenit 32 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2014 për Kthimin e të Huajve me Qëndrim të Paligjshëm në Republikën e Kosovës.
  • DShAM-ja, duke mos u angazhuar në operacionin e dëbimit, nuk ka kryer obligimet e saj të përcaktuara me nenin 37 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2014 për Kthimin e të Huajve me Qëndrim të Paligjshëm në Republikën e Kosovës, duke përfshirë koordinimin e eskortës së sigurisë, dhënien e ndihmës personale për kthim dhe sigurimin e shoqërimit mjekësor.
  • Për shkak të mosangazhimit të DRK-së, nuk është marrë parasysh dëshira e z. Mustafa Erdem, i cili posedon nënshtetësi të Shqipërisë, për t’u kthyer në shtetin ku dëshironte. Kjo paraqet shkelje të nenit 17, par. 6 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2014 për Kthimin e të Huajve me Qëndrim të Paligjshëm në Republikën e Kosovës.
  • Duke mos futur të dhënat e gjashtë shtetasve turq në Sistemin e Menaxhimit Kufitar për hyrje dhe dalje, zyrtarët policorë kanë vepruar në kundërshtim me Procedurën Standarde të Operimit për Sistemin e Menaxhimit Kufitar (DOK-05/001/2017, 25 qershor 2017).
  • Duke mos kontrolluar dokumentet e udhëtimit të gjashtë shtetasve turq, zyrtarët policorë kanë shkelur nenin 15, par. 2 të Ligjit Nr. 04/L-072 për Kontrollin e Kufirit Shtetëror.
  • Zyrtarët policorë vendosën që të lehtësohej kontrollimi kufitar në rastin e gjashtë shtetasve turq, edhe pse nuk plotësoheshin kushtet ligjore për lehtësim të tillë, të përcaktuara me nenin 16, par. 1 dhe 2 të Ligjit për Kontrollin e Kufirit Shtetëror.
  • Duke vendosur vulën katrore në urdhrat për largim me forcë, të cilët nuk përbënin as dokumente identifikimi as dokumente udhëtimi, zyrtarët policorë kanë shkelur nenin 17, par. 1 të Ligjit për Kontrollin e Kufirit Shtetëror.
  • Dëbimi i gjashtë shtetasve turq në një vend ku kishte rrezik real që ata do t’i nënshtroheshin torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese, paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare zakonore; nenit 3, par. 1 të Konventës kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të Tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese; dhe nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
  • Duke i paraqitur Ministrisë së Infrastrukturës të dhëna të rrejshme lidhur me numrin e pasagjerëve dhe qellimin e fluturimit, kompania ajrore Birlesik Insaat ka shkelur Rregulloren (MI) Nr. 02/2015 për Aprovimin e Fluturimeve Charter dhe Taxi JoHPEA, neni 10, par. 1.
  • Bashkëpunimi joefikas ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë Kufitare, ka rezultuar në mosndjekjen e procedurave ligjore për ndëshkimin e kësaj kompanie ajrore. Këto procedura janë të përcaktuara me nenin 97, par. 2 të Ligjit 03/L-051 për Aviacionin Civil.
  • Duke mos nxjerrë vendim përfundimtar lidhur me aplikimin e z. Osman Karakaya për vazhdimin e lejeqëndrimit, DShAM-ja ka shkelur nenin 44, par. 1 të Ligjit për të Huajt.
  • Mosnxjerrja e vendimit përfundimtar në rastin e z. Karakaya gjithashtu e ka privuar atë nga e drejta e ankimimit, e garantuar me nenin 6, par. 3 të Ligjit për të Huajt.
  • Duke mos marrë masat e duhura, deri në ditën e dëbimit, për të njoftuar shtetasit turq lidhur me revokimin e lejeqëndrimeve të tyre, DShAM-ja e ka bërë të pamundur që ata të kontestonin këto revokime. Kjo paraqet shkelje të nenit 108, par. 3 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative.
  • Duke përzier elemente të urdhrit për largim me forcë dhe urdhrit të dëbimit, DMH-ja ka kufizuar maksimalisht mundësinë e gjashtë shtetasve turq për të ushtruar të drejtën e tyre të ankimimit. Kjo përzierje e dy urdhrave të ndryshëm nuk parashikohet askund në Ligjin për të Huajt, apo në ndonjë akt tjetër normativ, dhe, rrjedhimisht, ka qenë e kundërligjshme.
  • Duke qenë se të gjithë prej gjashtë shtetasve turq jetonin në Republikën e Kosovës me anëtarë të ngushtë të familjes, dëbimi i tyre përpara ushtrimit të së drejtës së ankimimit, paraqet shkelje të së drejtës për respektimin e jetës familjare, sipas nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenit 36, par. 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lexuar bashkë me nenin 13 të Konventës dhe nenin 32 të Kushtetutës (shih Ekspertizën, f. 61–63).
  • Gjashtë shtetasit turq u dëbuan përpara ushtrimit të së drejtës së ankimimit, edhe pse nuk ekzistonin arsye të forta të sigurisë kombëtare për t’i dëbuar përpara ushtrimit të kësaj të drejte, si dhe nuk ekzistonte ndonjë domosdoshmëri tjetër për një masë të tillë. Kjo paraqet shkelje të nenit 13 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike; dhe nenit 55, par. 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
  • Fakti që shtetasit turq nuk u informuan lidhur me bazat faktike mbi të cilat u ishin revokuar lejeqëndrimet, ka penguar ushtrimin e së drejtës së ankimimit në muajt pas dëbimit të tyre, duke paraqitur shkelje të nenit 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe nenit 1, par. 1 të Protokollit Nr. 7 të Konventës.
  • Duke mos informuar Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimin që gjashtë shtetasit turq po kryenin apo kishin kryer vepër penale, AKI-ja ka shkelur nenin 25, par. 2 të Ligjit për AKI.

/GazetaReforma.com

Shpërndaje
Share.

Komento