EKSKLUZIVE/ Balluku i jep fshehurazi dy porte jahtesh Samir Manes, i ndërton edhe rrugën e fshatit turistik!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është vënë në shërbim të “Balfin Group” të oligarkut Samir Mane. Brenda disa muajve, kjo ministre ka firmosur dy kalimin e koncesioneve të fshehura, që i mundësojnë Samir Manes mbylljen e rrethit të transportit turistik detar në jug të vendit.

Pse ministrja e fsheh propozuesin e pakërkuar?

Ministria e Infrastrukturës shpall tender për dhënien me koncesion PPP ndërtimin e Portit “Marina Vlorë”. Koncesioni parashikohet të jetë me afat 35 vite.

Shkelja e parë e këtij tenderi është se KQZ e ka ndaluar dhënien e PPP-ve deri në datën e zgjedhjeve 25 prill 2021.

Shkelja e dytë e tenderi është fshehja e të dhënave për konkurrentët e tenderit (nëse do të ketë).

Sipas dokumenteve, ky koncesion shpallet pas një propozimi të pakërkuar dhe parashikon bonus për propozuesin (DST faqe nr 9). Pra kush është propozuesi dhe sa pikë përfiton ai bonus. Sipas burimeve, propozuesi i pakërkuar është “Balfin Group” i Samir Manes.

Në asnjë kërkim në databazat zyrtare nuk aksesohet një informacion publik dhe transparent mbi kompaninë që ka bërë propozimin e pakërkuar, bonusin e fituar prej saj dhe vendimin e qeverisë.

Vlera e Investimit për projektin nuk duhet të përllogaritet nga ofertuesit më e vogël se 22 725 571 Euro.

Vini re se si fshihet dhënia e sipërfaqes nga Porti i Vlorës, pjesës së luanit që merr koncesionari.

Tenderi njofton se pozicioni gjeografik është parashikuar në qendër të qytetit të Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti i cili është nën administrimi e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sa është sipërfaqja që do t’i jepet, cilat janë objektet ekzistuese nuk përshkruhen në dokumentet e tenderit.

Referuar dokumenteve, porti do të bëhet pjesë e Master Planit të Lungomares në Vlorë e cila do t’i marrë një pjesë të konsiderueshme nga sipërfaqja e portit.

Nga ana tjetër, shuma e deklaruar e investimit është krejtësisht e pakontrollueshme, sepse punimet kontrollohen nga një supervizor që, sipas njoftimit, do ta zgjedhë dhe do ta paguajë vetë koncesionari.

Marina duhet të akomodojë minimalisht 400 anije. Marina duhet të vendosë në dispozicion dhe të mirëmbajë infrastrukturë akomoduese dhe përpunuese për anijet turistike ekzistuese që operojnë aktualisht në Port dhe të konsiderojë rritjen apo rënien e mundshme në këtë treg. Koncesionarit i jepet edhe qershia mbi tortë. I jepet e drejta të marrë monopolin e shitjes së naftës për jahtet. Ai do të sigurojë një vend për furnizimin me karburant të mjeteve lundruese.

Moli i pashpallur i ministres Balluku

Më 31 dhjetor 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fituesin e tenderit “Ndërhyrje Integruar për Përmirësimin e Aksesit, Shërbimeve dhe Rikualifikimit Urban në Zonën e Plazhit Palasë – Drymadhës. Kjo nuk është një ndërhyrje e thjeshtë, sic ka emrin, por ndërtimi i një moli në fshatin turistik të Samir Manes.

Ky tender ishte shpallur në datën 8 tetor dhe vlera fond limit e parashikuar ishte 525 000 000 lekë (pesëqind e njëzet e pesë milion lekë). Oferta fituese ka vlerë limit 499 736 229 lekë. Në tender morën pjesë 7 operatorë, u skualifikuan 5 kompani. U shpall fitues bashkimi i Operatorëve Gjikuria dhe Albavia. Tenderi, sipas Open Data, ka një shënim “RedFlag” me risk për parregullsi, pasi janë skualifikuar të gjithë operatorët në garë, ku fituesi nuk ka vlerën më të ulët të ofertës.

Pra, Qeveria do t’i ndërtojë një mol (port jahtesh) Samir Manes dhe rrugët brenda fshatit turistik që ka ngritur në Drimadhëz, Palasë. Ndërtimi i portit fshihet. Në pamje të parë duket sikur do të ndërtohet ndonjë rrugicë, por është një objekt mbi det.

Projekti teknik i molit, që Gazeta Reforma e disponon, paraqet një ndërhyrje me një hundë gjigante në det për të krijuar hapësirën e qëndrimit të skafeve dhe jahteve.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë bërë të mundur devijimin e parave të rrugëve për tek vilat e ngritura nga oligarku Samir Mane.

Paratë për rrugën e “fshatit turistik”

Duket sikur i gjithë shteti punon për Balfin Group. Më 31 dhjetor 2020, ditën e fundit të vitit, jepen mbi 16 miliardë lekë për rrugën e fshatit turistik të Zamir Manes. Autoriteti Rrugor Shqiptar (në varësinë e Ballukut) i drejtuar nga Ergys Verdho, ka zhvilluar një tender abuziv me vlerë 1 619 484 905 Lekë (një miliard e gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë milion e katërqind e tetëdhjetë e katër mijë nëntëqind e pesë lekë) ndërtimit të rrugës Palasë-Dhërmi. Tenderi është fituar nga shoqëria Gjikuria. Vlera e Ofertës Fituese është 1 562 805 184 Lekë. Në garë kanë marrë pjesë 7 konkurrentë ku tre janë skualifikuar.

/Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento