Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekonomistja e Bankës Botërore: Ja pse u rrit varfëria në Shqipëri gjatë pandemisë

09:58 26/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ana Maria Oviedo, Ekonomiste e Lartë, e cila mbulon çështjet e varfërisë për Rajonin dhe Shqipërinë, tha se rritja ekonomike në dekadën e fundit është bërë më pak produktive në reduktimin e varfërisë.

Sipas saj, midis vitit 2002 dhe 2008, rritja ekonomike prej 1% të PBB-së u shoqërua me ulje të varfërisë me 1.2%. Pas vitit 2014, elasticiteti i rritjes së varfërisë ra, shkruan Monitor.

Një rritje prej 1% e PBB-së rezultoi vetëm në një ulje të varfërisë prej 0.8%. Në intervistën për “Monitor”, ajo dha disa rekomandime për uljen e fenomenit.

Shqipëria kishte rënien më të ulët ekonomike pas Serbisë në rajon në vitin 2020, por nga ana tjetër, gjatë pandemisë, numri i të “varfërve të rinj” u rrit më shumë se në çdo vend tjetër. Pse po ndodh kjo? 

Banka Botërore ka vlerësuar ndikimet e mundshme të pandemisë së COVID në varfëri, bazuar në të dhënat historike, rënien e PBB-së në vitin 2020 dhe masat që morën qeveritë në të gjithë rajonin, sepse nuk ka ende një numër zyrtar për nivelin e varfërisë në Shqipëri, ose ndonjë vend tjetër të Ballkanit Perëndimor për vitin 2020.

Në Shqipëri, Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 3.3% më 2020, një tkurrje tre herë më e madhe se në Serbi. Për më tepër, Serbia zbatoi një paketë shumë të madhe stimuluese fiskale, e cila lehtësoi në mënyrë të konsiderueshme krizën. Banka Botërore ka vlerësuar se varfëria në Shqipëri mund të ishte rritur me rreth 1 pikë përqindje (28,000 të varfër të rinj) nëse merret parasysh lidhja historike ndërmjet rritjes së PBB-së dhe uljes së varfërisë.

Ndikimi është më i madh se, për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por më i vogël se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Bazuar në simulime më konservatore që supozojnë humbje të mëdha të të ardhurave gjatë periudhës së mbylljes prej pandemisë, ndikimi i vlerësuar mbi varfërinë mund të jetë më i lartë (deri në 3.9 pikë përqindje, ose rreth 111 mijë të varfër të rinj).

Këto rezultate tregojnë një gamë të gjerë të ndikimeve të mundshme të varfërisë. Arsyeja kryesore është se një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare jeton me të ardhura për frymë afër kufirit të varfërisë prej 5.5 dollarësh në ditë. Për këtë arsye, ndryshime të vogla në të ardhura mund të gjenerojnë efekte të mëdha në varfëri.

Banka Botërore, në raportin e fundit rajonal, analizoi se midis 2014 dhe 2019 varfëria ra më ngadalë, me rreth 1 pike përqindje në vit, pavarësisht se rritja mesatare vjetore e PBB-së ishte 3%. A po vuan Shqipëria nga një shpërndarje e pabarabartë të rritjes ekonomike? 

Ulja e varfërisë iu përgjigj më pak rritjes ekonomike që nga viti 2014, krahasuar me periudhën e parakrizës. Midis vitit 2002 dhe 2008, rritja ekonomike prej 1% të PBB-së u shoqërua me ulje të varfërisë me 1.2%. Pas vitit 2014, elasticiteti i rritjes së varfërisë ra. Një rritje prej 1% e PBB-së rezultoi vetëm në ulje të varfërisë prej 0.8%.

Në kontrast me periudhën parakrizës, ku të varfrit përfituan nga rritja e fortë e pagave, veçanërisht për punë me aftësi të ulëta, që nga viti 2014, varfëria u ul kryesisht për shkak se më shumë njerëz të varfër ishin të punësuar, por jo se të punësuarit po merrnin fitime më të larta.

Sidoqoftë, fitimet nga punësimi në mesin e punonjësve me aftësi të ulëta nuk kanë qenë të mjaftueshme për të gjeneruar të ardhura të mjaftueshme për familjet e varfra, në mënyrë që varfëria të zvogëlohej më shpejt.

Çfarë politikash duhet të aplikojë vendi që të sjellë treguesin e varfërisë në trend rënie?

Varfëria në Shqipëri është e lidhur ngushtë me nivelin e arsimit të kryefamiljarit, numrin e anëtareve të familjes, punësimin midis të rriturve dhe kushtet e strehimit. Në këtë drejtim, politikat që ulin boshllëqet në këto drejtime ka të ngjarë të kenë ndikim pozitiv në uljen e varfërisë.

Investimi në aftësitë e të rinjve (nëpërmjet arsimit) dhe të rriturve (nëpërmjet programeve të tregut të punës); rritja e ndihmës sociale për fëmijët dhe të rriturit e moshuar në varfëri; lehtësimi i gjenerimit të punësimit sidomos në qytetet e vogla dhe zonat rurale, si dhe përmirësimi i strehimit dhe shërbimeve sociale, do të krijonin përmirësime të drejtpërdrejta në cilësinë e jetës për të varfrit dhe do të siguronin ulje të qëndrueshme të varfërisë me kalimin e kohës, duke rritur të ardhurat nga puna të njerëzve.

Etiketa: ekonomishqiperi

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Kryeministri i Italisë, Draghi: BE nuk duhet ta miratojë kurrë vaksinën Sputnik

Kryeministri i Italisë, Draghi: BE nuk duhet ta miratojë kurrë vaksinën Sputnik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

21:25 05/06/2025
Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

21:01 05/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Aksident në Burrel/ Katër persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

19:52 05/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.