Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ekonomia shqiptare është goditur rëndë!” FMN kundërshton 3 nismat e qeverisë

09:50 02/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Në një njoftim për mediat nga Fondi Monetar Ndërkombëtar bën me dije se një grup ekspertësh të kësaj organizate kanë zhvilluar biseda online me ekspertët e ministrisë së Financave. Ekipi me në krye Yan Sun ka kryer në distancë një mision në Shqipëri gjatë periudhës 25 qershor-1 korrik, duke dalë në përfundimin se pritshmëria afatshkurtër për ekonominë shqiptare mbetet e vështirë, çka pasqyron efektet e ndjeshme jo vetëm të pandemisë, por edhe të tërmetit të 26 nëntorit.

“Si në të gjithë botën, por edhe si rrjedhojë e varësisë së Shqipërisë nga turizmi dhe nga dërgesat e emigrantëve, ekonomia pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rifillojë rimëkëmbjen në vitin 2021. Kjo pritshmëri është objekt i pasigurive të mëdha të pazakonta, duke pasur parasysh natyrën e goditjes nga pandemia. Stabiliteti makroekonomik i Shqipërisë është ruajtur deri tani, falë menaxhimit të mirë të politikave dhe falë kushteve financiare lehtësuese në botë. Për të përballuar pasojat e pandemisë dhe të tërmetit është e nevojshme një rritje e konsiderueshme e defiҫitit fiskal në vitin 2020, për të mbështetur ekonominë dhe për të siguruar fonde për shpenzime në shëndetësi dhe për rindërtimin. Pasi të jenë qetësuar efektet e këtyre goditjeve, do të jetë me rëndësi kritike rifillimi i konsolidimit fiskal të bazuar në të ardhurat buxhetore dhe vendosja e borxhit publik në një trajektore të qëndrueshme zbritëse, në mënyrë që të rikrijohet hapësira për përgjigje nëpërmjet politikave buxhetore. Në këtë aspekt, i nxisim fuqimisht autoritetet për të vijuar përgatitjen e një Strategjie Afatmesme për të Ardhurat për të ngritur një sistem tatimor më të drejtë, më të thjeshtë, më efikas dhe më transparent, i cili do të sigurojë burimet e nevojshme për të arritur objektivat e Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit. Përpjekjet për të menaxhuar risqet fiskale në rritje, përfshirë PPP-të, gjithashtu duhet të forcohen si dhe cilësia e menaxhimit të investimeve publike duhet të forcohet”, shton ajo.

FMN gjatë takimeve kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër disa nismave të qeverisë, duke dhënë mendimin e tyre për mos miratimin e tyre. Mes tyre është edhe një propozim i kohëve të fundit për të hequr deri në vitin 2029 tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë dhe TVSH-në për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë. FMN shpreh qëndrimin e saj kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cënonte përmbushjen e detyrimeve tatimore.

“Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirëorientuar, transparente, si edhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm. Pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore për tatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel i cili do të duhej të përcaktohej me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat. Vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cënonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore. Gjithashtu, ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cënonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion”, shton Sun.

Deklarata përmbyllet me një gjetje të mirë, ku thuhet se sistemin bankar në përgjithësi pandemia e gjeti likuid dhe të kapitalizuar mirë.

PËRFUNDIMET KRYESORE

Për shkak të pasojave të tërmetit dhe të pandemisë së COVID-19, ekonomia e Shqipërisë pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rimarrë veten në vitin 2021. Por pasiguria është e lartë.

Mbështetja e përkohshme, e mirëorientuar dhe transparente për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur dhe duhet të jetë e integruar në një program të besueshëm buxhetor afatmesëm.

Pasi të jenë qetësuar efektet e këtyre goditjeve, do të jetë me rëndësi kritike rifillimi I konsolidimit fiskal të bazuar në të ardhurat buxhetore dhe vendosja e borxhit publik në një rrugë të qëndrueshme me trend zbritës, për të rikrijuar hapësirën për kundërpërgjigje nëpërmjet politikave buxhetore.

Të lidhura

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive
Aktualitet

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur në pyetje kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian...

20:35 11/07/2025
E qëllimshme apo aksidentale? Çfarë zbulojnë hetimet për rrëzimin e avionit të Air India
Bota

E qëllimshme apo aksidentale? Çfarë zbulojnë hetimet për rrëzimin e avionit të Air India

Hetimet për rrëzimin tragjik të avionit të Air India, që shkaktoi vdekjen e 279 personave muajin e kaluar, janë përqendruar...

18:55 11/07/2025
Para

Ngërçi me diplomat/ Studentët e Ekonomikut ngrihen në protestë: Kemi mbaruar shkollën, duam të marrim kartonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive

20:35 11/07/2025
E qëllimshme apo aksidentale? Çfarë zbulojnë hetimet për rrëzimin e avionit të Air India

E qëllimshme apo aksidentale? Çfarë zbulojnë hetimet për rrëzimin e avionit të Air India

18:55 11/07/2025
Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona

Operacioni në 4 qarqe/ SPAK godet grupin e strukturuar kriminal: 13 persona nën hetim

18:23 11/07/2025
OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë

OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë

18:05 11/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.