Edmond Budina flet hapur: Ja çfarë më thanë shumë socialistë pas shembjes së teatrit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mëngjesin e 17 majit me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shemb godina e Teatrit Kombëtar, vendim ky i pasur me dy protesta të njëpashnjëshme, në të cilat është përdorur edhe dhuna policore ndaj qytetarëve.

Opozita ka mbështetur protestat dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe, teksa pritet që protesta e radhës të zhvillohet nesër në orën 17:30.

Pas shembjes, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa kryeministri Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

Sakaq, nuk kanë munguar edhe reagimet nga ndërkombëtarët.

BE iu bëri thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës, ndërsa amabasada britanike në Tiranë tha se dhuna minon demokracinë, edhe ambasadori gjerman është i të njëjtit mendim.

Regjisori i njohur Edmond Budina ishte i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News për të folur në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit, ku përshkroi vendin ku tani janë rrënojat e teatrit.

“Kalova sot aty afër teatrit të shembur dhe ndjeva një dhimbje të madhe teksa shihja ato rrënoja dhe shumë materiale që kishin ngelur aty. Ato materiale nuk i lëvizëm sepse unë për asnjë çast nuk mendoja se do të shembej. Ne u munduam të mbrojmë me aq sa kishim mundësi por nuk ia arritëm dot. Ata e shembën teatrin dhe ne nuk e mbrojtëm dot sepse ne nuk jemi si ata dhe nuk ishim të pajisur me mjete të rënda për të sùlmuar”, tha Budina.

Në lidhje me vendimin politik për shembjen e Teatrit regjisori tha një gjë interesante “ka shumë socialistë që më thonë se ky vendim nuk duhej por nuk kishim cfarë të bënim. Unë e di se kjo mazhorancë nuk ka lidhje me idenë socialiste ashtu siç e di se politika nuk do të jetë njësoj pas këtij vendimi për teatrin”.

Ditën e djeshme Budina u shpreh se rekuizitat dhe kostumet e vjetra, mbetën të varrosura në rrënojat e godinës.

Budina është shprehur se në momentin që fadroma nguli dhëmbët për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar, brenda tij kishte ende njerëz: Neritan Liçaj, Robert Budina, Mirela Karabina dhe Juli Emiri.

Shpërndaje
Share.

Komento