Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Edit Harxhi flet për VOA: Vendimet që janë marrë nuk janë konsultuar me anëtarët e PD

20:38 06/06/2021
Reading Time: 5 min lexim

Në Shqipëri, një prej kandidatëve për drejtimin e Partisë Demokratike, Edit Harxhi shprehet se përmes projektit të saj ajo synon fundin e tranzicionit në Partinë Demokratike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo thotë se kryetari aktual Lulzim Basha për përpiqet të radikalizojë bazën e partisë duke mos pranuar humbjen në zgjedhjet e 25 Prillit. Zonja Harxhi komenton ndër të tjera dhe vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit ndaj zotit Sali Berisha apo dhe marrëdhëniet e zoti Basha me Shtetet e Bashkuara.

Zëri i Amerikës: Zonja Harxhi, ndërsa gara për drejtimin e Partisë Demokratike pak nga pak po i afrohet fundit, ju çfarë i ofroni PD-së, pse demokratët do të duhet t’ua besonin ju, udhëheqjen e kësaj force politike?

Znj Edit Harxhi: Ju falemiderit shumë për intervistën. Unë kam hyrë në këtë garë me një vizion të ri, me një projekt të ri, për të ringritur PD-në. Dhe mesazhi im gjatë githë kësaj periudhe ka qenë të ringrejmë, të riformatojmë Partinë Demokratike mbi idealet e ’90. Që do të thotë, se vizioni im parashikon fundin e tranzicionit në Shqipëri dhe fundin e tranzicionit dhe në Partinë Demokratike. Pra një projekt që fillon për herë të parë në këto 30 vite, që synon kthimin e Partisë në shinat ideologjike të djathta, një ristrukturim të thellë të PD-së, statutor, politik, me teza politike të forta, për të bërë të mundur rrëzimin e Qeverisë në një kohë sa më të shpejtë.

Kuptohet që shqiptarët sot po jetojnë kohë të vështra. Kemi të bëjmë me një Qeveri që në të gjitha raportet ndërkombëtare ka patur vetëm nota negative. Kështu që për këtë arsye mendoj se shqiptarët meritojnë një qeverisje shumë më të mirë. Dhe jam e sigurt se këtë e ofrojnë vetëm demokratët dhe e djathta shqiptare, por një e djathtë e reformuar.

Zëri i Amerikës: Zonja Harxhi, sa ju ka penguar fakti që ju në këto vitet e fundit nuk keni qenë aktive në strukturat e PD, pavarësisht se ju keni patur kritika të herëpashershme ndaj drejtimit të saj. Kjo cështje është ngritur edhe në mbledhjen e kryesisë së partisë, kur janë diskutuar kandidaturat, duke thënë se ju vetëm e keni goditur Partinë Demokratike?

Znj Edit Harxhi: Unë nuk kam goditur PD-në. Unë jam munduar që të tregohem kritike ndaj drejtimit të partisë, sepse Partia Demokratike në këto vite për fat të keq është kthyer në një parti të kryetarit dhe si partie e kryetarit duhet patjetër të ndryshojë. Qënia ime në struktura e partisë është mjaft e njohur sepse unë e kam filluar të gjithë angazhimin politik në vitin 1990 me Lëvizjen studentore. Edhe këto vite kam vazhduar. Madje vetëm në vitin 2018, gjatë Kuvendit Kombëtar unë dhashë dorëheqjen nga qënia në Këshillin Kombëtar, por edhe kjo ishte pas një beteje shumë të fortë në Këshillin Kombëtar, kur në fund të vitit 2017 unë paraqita një statut të ri për reformimin e PD-së. Pra angazhimi im është i gjithanshëm, përveç angazhimit diplomatik që unë e mbaj gjithë kohën e mundohem të jem pranë kancelarive kryesore apo t’i informoj kancelaritë kryesore, për zhvillimet më të fundit në vend

Zëri i Amerikës: Zonja Harxhi, PD-ja ose më mirë zoti Basha flet për një rezultat zgjedhjesh që nuk duhet njohur dhe nuk mund ta njohë kurrë, duke përmendur një “masakër elektorale”. Nga ana tjetër ai është shprehur, dhe më lejoni të citoj se “dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Ramës dhe jo masakër zgjedhore, mund të çojë në një përçarje”. Si e gjykoni ju raportin e PD-së me rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit?

Znj Edit Harxhi: Eshtë e vërtetë që ka patur një tjetërsim të madh të vullentit të shqiptarëve, por kjo mendoj unë nuk ka ndodhur ditën e zgjedhjeve sepse dita e zgjedhjeve është zhvilluar fare normal. Raportet ndërkombëtare e tregojnë këtë e po ashtu dhe procesverbalet e komisionerëve të PD-së në të gjitha KZAZ-ët. Kjo tregon se zgjedhjet janë manipuluar apo vullneti i shqiptarëve është tjetërsuar përpara ditës së zgjedhjeve. Kemi patur rastin e patronazhistëve, përdorimin e administratës, përdorimin e mjeteve financiare sa i përket tërmetit, e të tjera. Por mendoj që këto kanë ndodhur para zgjedhjeve. Ajo çka shohim ne sot, me Komisionin e Apelimit e Sanksioneve, fatkeqësisht nuk është vërtetuar ende asgjë, që të ketë ndodhur më datë 25 diçka e përmasave aq të mëdha së të ndryshonte rezultatin zjedhor. Mendoj se ky rezultat ka qenë i vendosur përpara. Zoti Basha kam frikë se po mundohet të radikalizojë bazën demokrate. Por pavarësisht kësaj masakre pjesmarrja në zgjedhje ishte 46 përqind, pothuajse e njejtë, me 0.2 përqind lëviz me zgjedhjet e vitit 2017 dhe ne kemi afërsisht 60 mijë vota më pak se në vitin 2013 kur humbëm karshi PS-së dhe aleancës së tyre të madhe të majtë. Por në atë kohë zoti Berisha mori përgjegjësistë ashtu si dhe kryesia e PD-së dhe nënkryetarët e saj. Sot fatkeqësisht po përdoret alibia e humbjes, që është një alibi e qenësishme të them të drejtën, por po përdoret pikërisht për të rikonfirmuar kryetarin në detyrë.

Zëri i Amerikës: Zonja Harxhi, ju keni përmendur disa herë faktin se sipas jush zoti Basha prej 3 vitesh nuk mund të shkojë në Shtetet e Bashkuara se sipas jush atij i është refuzuar viza. Pse i keni mëshuar kësaj pike?

Znj Edit Harxhi: Unë nuk i kam mëshuar. Unë jam pyetur nga gazetarët, në lidhje me zotin Basha dhe marrëdhëniet me SHBA-të. Besoj se demokratët duhet të kuptojnë, duhet të jenë të qartë. Ne nuk mund të fshehim më asgjë. Mendoj se SHBA-të janë aleati ynë kryesor. Do të jenë të tillë përjetë. Ne jemi parti që vërtetë jemi ngritur nga një Lëvizje studentore, një lëvizje qytetare popullore ne vitin ’90, por jemi një produkt euroatlantik i pastër. Për këtë arsye mua më bren shumë shqetësimi që kryetari i PD-së në këto vitet e fundit, nuk ka vizituar Uashingtonin për konsultime, për arsye se dhe vendimet që janë marrë në TIranë, siç ka qenë vendimi për dorëzimin e mandateve sikurse dhe ai për mosfutjen ne zgjedhjet lokale të 2019, janë vendime që mendoj se nuk janë konsultuar plotësisht me faktorin ndërkombëtar. Pastaj natyrisht nuk janë konsultuar absolutisht me anëtarët e PD-së sepse kanë qenë vendime unilaterale në shumicën e rasteve. Për mua bashkëpunimi me SHBA-të është jashtëzakonisht i rëndësishëm në të gjitha proceset, veçanërisht në këtë fazë që jemi tani kur duhet të organizohet Konferenca e parë për bisedimet me BE-në, dhe SHBA-të kanë qenë gjithnjë aty, sa i përket integrimit në BE ka qenë një ndihmë e madhe. Reforma në Drejtësi është një çështje shumë e rëndësishme që duhet të trajtohet nga Partia Demokratike dhe në konsultim me faktorin ndërkombëtar, sidomos SHBA-të dhe BE-në dhe stabiiteti i rajonit, që është kyç për vendin tonë dhe mendoj se PD-ja mund të japë shumë në këtë aspekt.

Intervista e plote:

VOA

Etiketa: bashaedit harxhipd

Të lidhura

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti
Kryesore

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Edmond Spaho ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij parlamentare. Në një reagim...

21:22 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit
Kryesore

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

Sali Berisha ka thirrur këtë të mërkurë një mbledhje urgjente me drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike, në vijim...

18:02 14/05/2025
Para
Kishin humbur në Theth, policia gjen dy turistët nga Polonia

Kishin humbur në Theth, policia gjen dy turistët nga Polonia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.