Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Edi Rama: “Respekt për punën e policisë. Qeveria nuk rrëzohet”

13:36 12/05/2019
Reading Time: 4 min lexim

Ashtu siç e kishte komunikuar dhe më herët kryeministri i vendit, Edi Rama, doli në konferencë për mediat për të komunikuar në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Ky takim vjen vetëm pak kohë pas protestës  së organizuar nga opozita joparlamentare mbërmjen e djeshme, ku shpërtheu dhuna, me bomba molotov e mjete të tjera piroteknike.

Kryeministri Rama e ka nisur komunikatën për media duke falenderuar punën e policisë të cilët vendosën një standart historik.

“Së pari, të ruajmë qetësinë vetëpërmbajtjen për të mos lejuar që një grupim të influencojë më shumë se sa duhet në mënyrën tonë të jetuarit të jetës së përditshme.

Së dyti, dua të shpreh solidaritetin dhe respektin për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e policisë së shtetit. Besoj që Policia në gjithë këtë zinxhir protestash, sikundër dhe dje kur protesta u transformua në një manifestim brutal dhe të zgjatur dhune, treguan profesionalizëm për tu admiruar, vetëpërmbajte për tu admiruar, dhe kanë vendosur një standard krejt të ri për historikun e uniformave blu pas rënies së komunizmit. Dhe kanë fituar me të drejtë admirimin e gjithë qytetarëve të ndershëm.”- tha Rama.
Në  konferencë për mediat e krahasoi protestën e opozitës së bashkuar me atë  të 21 janarit të 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues  tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Ai tha se para tetë vitesh vriteshin qytetarë të pafajshëm dhe rriheshin masivisht protestuesit nga  FNSH-ja.

“Për shkak të histerisë së organizatorëve por edhe disa mediave me incidentin me një nga organizatorët kryesore të dhunës, më detyron tju kujtoj se kjo godinë përpara pak kohësh, në 2011-ën, nuk u qëllua me asnjë guriçkë dhe jo më me bomba dhe me zjarr. Dhe nga kjo godinë u urdhërua vrasja e 4 protestuesve të pafajshëm, u urdhërua shkrehja e karikatorëve të kallashnikovëve mbi protestuesit e paarmatosur, jo me armë, por me asnjë shishe benzinë, u plagosën mbi 40 persona me plumba vdekjeprurës, dhe pastaj u turr e gjithë trupa e keqpërdorur politikisht e FNSH dhe u fut deri tek kulla përballë, të ngjitet nëpër kate duke masakruar kë i doli përpara. Mbi 130 persona të dëmtuar fizikisht nga dhuna krejt e panevojshme në kushtet kur protesta kishte përfunduar. Kemi mbajtur njerëz nëpër shtëpi sepse ishin të trembur që të shkonin në spital. Një person që nuk dua t’ia sjell emrin, i përfshirë krejt pa lidhje nga ajo valë dhune, asokohe, pronar i një televizioni, një nga pronarët. ka shkuar jashtë shtetit, dhe është kuruar për brinjët e thyera me shpatull të nxjerrë. Ja kujtoj këtë të gjithë shqiptarëve, jo atyre që kanë vendosur të mos dëgjojnë por vetëm të flasin. çfarë u vjen për mbarë në funksion të dhunës, për arsyen e thjeshtë se, mund të kishte qenë padiskutim perfeksion i gjithë qëndrimi i policisë së shtetit me 7 orë sulme, nëse në ato 2-3 sekonda 2-3 policë nuk do kishin goditur me shkop gome dikë që i iku policisë me vrap. Dikush që ikën me vrap ka një arsye pse ikën me vrap. Në vende më të konsoliduar se ne, do ta kishte pësuar shumë me keq. Të jesh nën flakë për 7 orë nën uniformën e policisë së shtetit nuk është gjëja më e kollajshme dhe nuk janë kushtet optimale për të pasur qartësi në cdo moment. Mirëkuptoj edhe ata dy punonjës policie të cilët bënë një veprim të tepërt, por të tepërt duke e gjykuar ne nga ekrani. Turp më të madh, hipokrizi më të madhe, dhe përqeshje më të madhe me shqiptarët, në atë incident në aspektin teknik dhe etik të policisë, ta kthesh në histeri për të prodhuar se në 7 orë ishte policia e shtetit e gjithë asaj që pamë, nuk ka”.- theksoi Rama.

Ndër të tjera  në takim me gazetarët, një ditë pas protestës tha se opozita nuk ka për t’ia dalë në rrugën që ka nisur, pasi sipas tij, qeveria është produkt  legjitim i qytetarëve. Ai theksoi se ata nuk kanë asnjë shans që të rrëzojnë qeverinë.

“Askush nga ata që të verbuar kronikë, tërheqësin pas tyre kanë  njëmijë e një të drita që mos ta duan këtë qeveri nuk shkon në shtëpi me pyetjen e esenciale të familjes së vet se si do të behet jeta  më e mirë ekonomike nesër. Mbrëmë nuk u goditën ata që i sollën njerëzit aty dhe i pajisen me bomba molotov, apo u paguan miliona lekë  për fishekzjarrë. Ata se kanë problem se shkojnë me pushime jashtë shteti, u goditën ata që shkojnë çdo mëngjes për të hapur dyqanet dhe fermat e tyre. Synimin është gjetkë dhe ai është që të vendoset vendi në kushte pamundësie dhe të shkatërrohet themeli i rendit kushtetues, që do të thotë procesi zgjedhor dhe për të konfirmuar se o ne në pushtet ose këtu vetëm qamet. Nuk do t’ia dalin, iu siguroj. Çdo protestë janë gjithmonë e më pak.” tha kryeministri.

Etiketa: konferenceopozitaprotesterama

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Edi Rama: “I gatshëm për dialog, për t’u ulur e për të diskutuar”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.