Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Edhe ne mund të kishim zgjedhur rrugën më efektive për të ndalur COVID-19, por zgjodhëm t’i bëjmë nder Spitalit Amerikan

21:18 30/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Në të gjitha raportimet mbi mënyrat sesi vende të ndryshme të botës po përballojnë shpërthimin e pandemisë së COVID-19, Koreja e Jugut përmendet më vete. Kjo pasi vendi aziatik ka treguar modelin më mirë të përballjes me virusin agresiv, pavarësisht afërsisë së madhe gjeografike me Wuhan-in, epiqendrën e pandemisë. Çelësi i tyre, ishte testimi masiv i popullatës në kohën e duhur.

Sipas ekspertëve të shëndetit në Korenë e Jugut, kurba e të infektuarve në fillimi të marsit nisi të pakësohej drastikisht nga dita në ditë dhe kjo pa u dashur të merren masa ndaluese drastike si ato në Kinë.

Që në ditët e para të konfirmimit të rastit të parë me COVID-19, qeveria koreano jugore porositi një sasi masive kitesh për testimin e sëmundjes dhe nisi testimin masiv të popullsisë që në fazat e para.

Kjo i ka lejuar që të vijojë normalisht aktivitetin ekonomik, pasi rastet e identifikuara me COVID-19 karantinohen dhe gjurmimi i kontakteve të tyre ka luajtur një rol thelbësor në strategjinë e ndjekur. Singapori ka ndjekur gjithashtu një taktikë të ngjashme dhe të dyja vendet aziatike janë përdorur si shembull nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që ka udhëzuar të gjitha vendet e tjera të ndjekin të njëjtin shembull.

Por ekspertët në vendet si SHBA-ja e Spanja ku situata ka precepituar me shpejtësi, konfirmojnë atë që kanë bërë të ditur dhe ekspertët koreano jugore: Nëse duam që testimi masiv të funksionojë, duhet nisur sa më herët.

Kështu, kthehemi në Shqipëri, ku sot janë mbushur plot tre javë nga identifikimi i dy rasteve të para me COVID-19 e po ashtu është pezulluar çdo aktivitet tjetër përveç atyre më thelbësore si industria ushqimore, ajo farmaceutike dhe shërbimi bankar.

Në nisje të epidemisë, autoritetet shqiptare siguruan popullatën se sistemi ynë shëndetësor mund të përballonte testimin masiv të popullsisë, e megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë janë kryer deri më tani vetëm 1526 testime.

Shkak për këtë shifër të ulët të testimit mendohet të jetë çmimi i kiteve testuese, që sipas dr. Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik, është 15.000 lekë/kit dhe shpenzimet mbulohen nga shteti.

Por teksa qytetarët shqiptarë kanë braktisur çdo aktivitet të mundshëm që kërkon daljen e tyre nga shtëpia (përveç atyre jetësore) gjë që do të na çojë shumë shpejt drejt krizës ekonomike pikërisht sepse autoritetet tona refuzojnë të kryejnë testime në masë, në emisionin “Opinion” ndodh çudia.

Pak ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu u shpreh se në spitalin e tij kishte mbërritur një pajisje testuese për COVID-19 që të lejon të kryesh 4.128 testime në një ditë të vetme.

Allajbeu bëri të ditur se pajisja nuk ka një kosto shumë të madhe dhe do të vihej në përdorim në Spitalin Amerikan sapo të mbërrinin reagentët, javën e ardhshme. Sipas tij, çmimi i një analize të tillë do të variojë nga 150-300 euro dhe përgjigja merret në një kohë shumë herë më të shkurtër sesa nga analiza që kryhet në spitalet shtetërore.

Burime për “iconstyle.al” konfirmojnë se testet në Spitalin Amerikan jo vetëm që kanë nisur, por kanë një çmim që varion mes 300-400 euro. Pra në mesin e një pandemie, shteti shqiptar po lejon një spital privat të bëjë biznes në kurrizin e një populli që është detyruar të mbyllet në shtëpi pikërisht për faktin që nuk po kryhen testime në masë.

Për arsye që nuk të çojnë askund tjetër përveçse tek përfitimi, autoritetet shqiptare nuk po bëjnë asnjë hap për të siguruar pajisje të tilla për shërbimin shëndetësor publik, të cilat po aprovohen për përdorim gjerësisht në botë, ashtu si pajisja Cobas 8800 e kompanisë “Roche” për të cilën shprehet Allajbeu.

Në Indi, një kit i aprovuar një javë më parë që bën 100 testime në ditë kushton vetëm 1200 Rupi (14.5 euro), ndërsa në Bangladesh, një tjetër kit testimi “low-cost” është aprovuar dhe kushton vetëm 3 euro.

Vetëm gjatë ditës së sotme Food and Drug Administration në SHBA ka aprovuar përdorimin e 4 kiteve të tilla të shpejta, e megjithatë, Shqipëria vijon të qëndrojë në vend numëro në një kohë që është vendimtare për mënyrën se si do të përparojë në vendin tonë epidemia e COVID-19.

Duke pasur ende vetëm 223 të prekur dhe 11 viktima, Shqipëria është ende në kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme për të frenuar sëmundjen e për të çliruar ekonominë. Por gjasat janë se nëse vijohet me praktika të tilla të favorizimit të bizneseve të caktuara në këtë situatë kritike, përfundimi mund të mos jetë ai që shpresojmë.

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në fshatin Bardhaj, ku një 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e...

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë
Aktualitet

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me 54.33% të...

11:39 13/05/2025
Para

E FUNDIT / Shënohet viktima e 12-të nga koronavirusi në vendin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

11:39 13/05/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Lezhë, detaje

11:22 13/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.