Edhe 6 ditë nga mbyllja e garës për BKH. Ja 5 kandidatët e deritanishëm, nga mjekët tek policët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kanë mbetur edhe 6 ditë nga mbyllja e garës për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Deri më tani kanë kandiduar pesë persona.

Kjo listë është bërë me dije nga SPAK ditën e sotme.

Kush janë kandidatët që kanë aplikuar?

  1. Ibrahim Disha, ish-oficer policie i cili aktualisht jeton në Kanada.
  2. Artan Shkëmbi, një nga drejtuesit njësisë Forca e Ligjit
  3. Gjovalin Ulndreaj, oficer policie deri në 2003 dhe prej atëherë ka punuar si avokat.
  4. Adriatik Ago- Zv/ drejtori i SHÇBA-së, një nga zyrtarët e lartë të policisë që ka kaluar procesin e vettingut.
  5. Sabri Hoxha, profesor mjekësie, ekspert mjeko-ligjor. Ai ka kryer disa fakultete si për inxhinieri, mjekësi dhe juridik.

Bazuar në ligjin 95/2016 për funksionimin e strukturave anti-korrupsion neni 34, kreu i BKH duhet:

– të ketë formim profesion master,

-eksperiencë si prokuror apo Oficer i Policisë Gjyqësore si dhe

-eksperiencë së paku 5 vite me dosje të krimit të organizuar e korrupsionit.

Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë struktura mbështetëse e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, që do të hetojë korrupsionin në nivelet më të larta të zyrtarëve, por dhe veprat që janë kryer nga grupet e strukturuara kriminale.

Kjo strukturë do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip oficerësh të policisë gjyqësore.

Shpërndaje
Share.

Komento