E vranë me 6 plumba në lokalin e tij, zbardhen të tjera detaje nga ngjarja në Vlorë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një përplasje me armë zjarri ndodhi dy ditë më parë në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë. Si pasojë humbi jetën shtetasi Arben Beqiraj dhe u plagosën Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Arben Beqiraj, babai i 3 fëmijëve u qëllua në lokalin e tij me disa plumba në trup. Në kërkim nga policia është shpallur autori Eduard Xhezo.

Mësohet se Eduart Xhezo, ka pasur një konflikt me Arben Beqirajn disa orë para ngjarjes. Shkak i konfliktit është bërë kalimi i tij me kal parë lokalit të viktimës. Ky i fundit së bashku me djalin e tij, i kishin kërkuar Xhezos që të mos kalonte me kal para lokalit, pasi kishte shqetësuar plazhistët.

Disa orë pas këtij konflikti, Xhezo kishte shkuar që të sqarohej, por konflikti ka dalë jashtë kontrollit, duke sjellë edhe humbjen e Arben Beqiraj.

49-vjeçari, nga breshëria, mori të paktën gjashtë plumba, ku një prej tyre që mori në pjesën e gjoksit rezultoi fatale për jetën e tij.

I biri i viktimës, Ergest Beqiraj, 18 vjeç dhe kushëriri, Nesim Hodaj, 50 vjeç, kanë marrë plagë në këmbë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Xhezo, në momentin që ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të Beqirajt, ka qenë i shoqëruar nga tre persona të tjerë.

Ata janë Ariel Kingji, 18 vjeç, Çelik Lena, 20 vjeç, dhe G. Lena, të cilët janë shpallur në kërkim bashkë me 34-vjeçarin Xhezo.

Menjëherë pas ngjarjes, personat e dyshuar janë larguar me një automjet në drejtim të pyllit të Sodës, ku i kanë shpëtuar edhe arrestimit nga policia.

Shpërndaje
Share.

Komento