Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

EKSKLUZIVE/ E turpshme! Autoriteti i Konkurrencës bën ‘qokën’ e radhës… favorizon ‘Bankers’, mbyll hetimin pa prova

19:28 14/10/2020
Reading Time: 4 min lexim

Autoriteti i Konkurrencës është kthyer në një prej institucioneve publike që realizojnë “qoka” dhe favore të ndikuar nga klientela apo politika, në dëm të konsumatorëve dhe qytetarëve taksapagues shqiptar.

Nga një institucion kontrollues me besueshmëri të lartë, aktualisht AK-ja është kthyer në instrument favoresh dhe nderesh për oligarkë, oligopole dhe monopole.

Vetëm pak ditë më parë “Gazeta Reforma” publikoi dokumentin se si Autoriteti i Konkurrencës, i drejtuar prej kryetares, Juliana Latifi, favorizoi kompanitë celulare në vend, në dëm të konsumatorit shqiptar.

Sot ky Autoritet ka bërë “qokën” e radhës me kompaninë e hidrokarbureve “Bancers Petroleum”.

Autoriteti mbylli hetimin duke mos provuar abuzimet dhe kërkoi nga kompania “Albpetrol” dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), që të bëjnë parashikime mbi nevojat e tregut vendas për furnizim me naftë bruto, si dhe të mbikëqyrin planet e furnizimit të tregut nga kompania “Bankers Petroleum”.

Në përfundim të “hetimit të thelluar” ndaj “Bankers Petroleum”, Autoriteti nuk ka provuar abuzime me pozitën dominuese nga ndërmarrja më e madhe e nxjerrjes së naftës bruto në vend, duke mbyllur njërin sy përpara abuzimeve që kjo kompani prej vitesh përflitet se bën me pozitat e saj dominuese.

Hetimi nga ana e institucionit të Juliana Latifit, është mbyllur vetëm duke nxjerrë disa rekomandime për “Albpetrol-in” dhe “AKBN”-në, si dhe me vendosjen e masave detyruese ndaj ndërmarrjes në hetim, “Bankers Petroleum”.

Favorizimi i “Bankers Petroleum”

Kompania e nxjerrjes së naftës “Bankers Petroleum”, duhet të depozitojë pranë Autoritetit të Konkurrencës për vlerësim paraprak, çdo draft kontratë që do të lidhë me rafineritë e përpunimit të naftës në vend.

Me kaq është mjaftuar AK-ja pas një hetimi të “thelluar”, ku nuk ka marrë në shqyrtim asnjë provë për abuzime konkrete nga ana e kompanisë private, por i ka dhënë vetëm disa rekomandime lehtësisht të zbatueshme.

Sipas rekomandimeve të AK-së: “’Bankers’ duhet të aplikojë kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore, si edhe të furnizojë ndërmarrjet e përpunimit të naftës bruto në tregun vendas, në respektim të marrëdhënieve kontraktore bazuar në dispozitat e Kodit Civil. Gjithashtu, Bankers duhet të raportojë çdo tre muaj mbi prodhimin e naftës, kostot e aktivitetit dhe operacionet e saj hidrokarbure”.

Prej vitesh, “Bankers” ka pasur një marrëdhënie problematike me këto subjekte, kryesisht ato që kanë administruar rafinerinë e Ballshit.

Firma e fundit që e operoi këtë rafineri, “Tosk Energji”, është ankuar në Autoritetin e Konkurrencës se, “Bankers” nuk e ka furnizuar me sasinë e kërkuar të naftës bruto.

Nga ana e saj, “Bankers” shprehet se, “Tosk” nuk ka tërhequr sasitë e kërkuara për naftë bruto, çka ka rezultuar me moskryerjen e parapagimit apo çeljes së Letër Kreditit për volumin e programuar.

Licenca dhe marrëveshje hidrokarbure që “Bankers” ka me “Albpetrol” nuk përcaktojnë kufizime lidhur me tregun e shitjes së naftës bruto. Kompania është plotësisht e lirë të shesë dhe të tregtojë naftën bruto që prodhon, në tregun vendas ose për eksport.

Konkluzioni i Konkurrencës

Rrjedhimisht, Autoriteti i Konkurrencës është shprehur se çështja duhet trajtuar në kuadrin e dispozitave të Kodit Civil që rregullojnë marrëdhëniet kontraktore.

Neni 773 përcakton se “kur nuk është përcaktuar sasia e furnizimit, nënkuptohet se marrëveshja është për sasinë që përkon me nevojat normale të palës që furnizohet deri në kohën e përfundimit të kontratës.

Në qoftë se palët kanë vendosur vetëm kufirin maksimal dhe minimal për furnizimin ose për shërbimet e veçanta, i takon atij që ka të drejtën e furnizimit të vendosë brenda kufijve të mësipërm për sasinë e duhur.

Në qoftë se sasia e furnizimit duhet të përcaktohet sipas nevojave mbi një sasi minimale të caktuar në kontratë, pala që furnizohet përgjigjet për sasinë përkatëse sipas nevojave, në rast se tejkalohet sasia minimale”.

Të dhënat e paraqitura nga Autoritetit të Konkurrencës, kanë treguar vetëm se, në vitet e fundit, ndërmarrjet vendase e kanë blerë naftën bruto me çmime më të lira nga ato të kontratave që “Bankers” ka për eksport, duke ua lënë ndërmarrjeve përgjegjësinë.

Problemet me naftën bruto

Në thelb të problemit, në dekadën e fundit, ka qenë mungesa e mjeteve të mjaftueshme financiare nga ana e ndërmarrjeve përpunuese, për të paguar dhe tërhequr atë sasi nafte që kërkojnë nga “Bankers Petroleum”.

Puna në rafinerinë e Ballshit është ndërprerë prej një viti, që kur aktiviteti i kompanisë “Tosk Energji” u paralizua.

Kjo e fundit, e mbylli aktivitetin në vitin 2019 me humbje në vlerën e rreth 23.5 milionë eurove, ndërsa në tre vitet e operimit të rafinerisë së Ballshit, akumuloi humbje për rreth 32 milionë euro.

Rafineria e Ballshit është aktiviteti kryesor ekonomik në këtë qytet dhe ka lënë pa punë rreth 800 punonjës, që prej javësh po protestojnë, duke kërkuar pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

/GazetaReforma.com/

 

Etiketa: AutoritetiBankers PetroleumhetimiKonkurrencambyllje

Të lidhura

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Aktualitet

Vijon numërimi i zarfeve të diasporës

Vijon numërimi i zarfeve të diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë vazhdon të ruajë...

13:32 16/05/2025
Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës
Aktualitet

Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës, e cila shënohet çdo vit më 16 maj, përkujton një moment historik në shkencë,  realizimin e...

12:59 16/05/2025
Para

Koronavirusi rikthehet fuqishëm në Itali, regjistrohen 7 mijë raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vijon numërimi i zarfeve të diasporës

13:32 16/05/2025
Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës

12:59 16/05/2025
Negociatat për paqe, përfundon takimi trepalësh në Stamboll

Negociatat për paqe, përfundon takimi trepalësh në Stamboll

12:48 16/05/2025
Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

12:19 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.