Skip to content
Kryesore

E rëndë/ Vdes shqiptari në Maltë, plagoset bashkëkombësi i tij

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Maltë, ku një shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, teksa ishin duke kryer punime në një ndërtesë në qytezën e Sliemës.

Policia në Maltë u informua për një incident ku një çati u shemb në një rezidencë në kryqëzimin St Ignatius.

51-vjeçari i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur, ndërsa punëtori tjetër, 31 vjeç, arriti të dilte vetë dhe u dërgua në spital për trajtim të mëtejshëm, ndërsa nuk dihet gjendja e tij.

Një grua që jeton pranë vendit të ngjarjes u tha gazetarëve se doli me shpejtësi jashtë dhe pa një shtëllungë të madhe pluhuri dhe një burrë që po dilte nga ndërtesa, i cili po kërkonte një ambulancë pasi kolegu i tij ishte bllokuar brenda.

Identiteti i personave nuk janë bërë akoma të ditur.

Policia së bashku me anëtarët e Departamentit të Mbrojtjes Civile dhe një ekip mjekësor nga Mater Dei mbërritën në vend për të ndihmuar në incident.