Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e e Strugës, ku një nëne të re i janë hequr padrejtësisht tre organe të shëndetshme pas lindjes.
Ngjarja ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut pak muaj më parë, por autoritetet kanë reaguar dje, duke shkarkuar drejtorin e spitalit, Muhamed Asani. Lajmi është bërë i ditur nga ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Unë mora një vendim për të formuar një komision të ri. Drejtori aktual i spitalit në Strugë, Muhamed Asani, do të pushohet nga puna. Një drejtor i ri do të emërohet në periudhën e ardhshme. Dje mora vendim për të formuar një komision të ri. Kjo është një mundësi ligjore që ka Ministria e Shëndetësisë. Komisioni i parë u krijua gjithashtu me kërkesë të MSH-së, por atëherë përmes Dhomës Mjekësore, por duke i pasur parasysh disa ndërhyrjet dhe kërkesat që kishte së pari nga familja e nënës, pastaj nga disa institucione, të tilla si Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, mora vendim për të formuar komision tjetër, i cili do të drejtohet nga drejtorët e Klinikave të Urologjisë, KARIL, gjinekologji, drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe të cilët do të duhet të bëjnë analizë të rastit”, ka shtuar ministri.