Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Një 30-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i ballkonit në pallatin ku jetonte.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.
Mësohet se i riu e ka ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijmit në kushtet e depresionit. Pak kohë më parë ai kishte humbur edhe bashkëshorten.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.