E rëndë në Vlorë, 45-vjeçari vetëdigjet në shtëpi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Fitore të Vlorës. Një 45-vjeçar është vetëdjegur në banesën e tij.

Dyshohet se viktima vuante nga sëmundje të shëndetit mendor.

45-vjeçari A. J., ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të marra nga djegiet.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Më datë 17.08.2019, rreth orës 03:30, në fshatin Fitore, Vlorë, shtetasi A.J, 45 vjeç,  dyshohet se është vetëdjegur në banesë ku për pasojë ka humbur jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëdjegur.

45 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendorë dhe jetonte vetëm në banesë. Grupi hetimor po kryen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

Shpërndaje
Share.

Komento