Skip to content
Bota

E rëndë në Selanik/ 53-vjeçari shqiptar vret gruan me thikë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Selanik, ku një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.

Sipas mediave greke, ai e ka goditur disa herë në bark 44-vjeçaren, e cila ka humbur jetën nga plagët e marra.

Pas krimit, autori është hedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës, duke mbetur i plagosur rëndë.

Ai është transportuar në spitalin “Papanikolaou”, ku po merr ndihmë mjekësore.