Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gëziq të Mirditës, ku një 56-vjeçar dyshohet se është vetëmbytur në rezervuarin e zonës.
Polumbarët e Forcave Speciale RENEA janë angazhuar në kërkimin e trupit, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i Policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.
Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga shëndeti mendor.
Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.