Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Një grua është hedhur nga ballkoni i pallatit ku jetonte pasi apartamenti i saj në katin e katërt u përfshi nga flakët.
Sipas zjarrfikseve dhe policisë, zjarri ka shpërthyer në ballkon dhe ende nuk është e qartë nëse gruaja ka rënë apo është hedhur për t’i shpëtuar zjarrit.
Ajo është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.