E rëndë në Itali! Shqiptari godet vëllain me thikë në mes të rrugës, shkak harxhimi i tepërt i parave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Një shqiptar i identifikuar si Ergi Shabani, 33 vjeç, ka goditur me thikë vëllain e tij më të vogël.

Ngjarja ka ndodhur në një statcion hekurudhor.

Fillimisht dy vëllezërit kanë debatuar dhe më pas Ergi ka goditur me thikë kuzhine vëllain e tij 3 vite më të vogël.

Sipas informacioneve paraprake, shkak është bërë shpenzimi i tepruar i parave nga vëllai i vogël.

33-vjeçari u arrestua nga policia në Sparanise, në zonën Caserta.

Ndërsa, vëllai 30-vjeçar është shtruar në spital, pasi ka marrë një plagë në mushkëri nga goditja.

Shpërndaje
Share.

Komento