Skip to content
Bota

E rëndë në Francë! Shqiptari i vë flakën vetes para Parlamentit Europian

· 1 min lexim

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Francë.

Bëhet me dije se një shqiptar i ka vënë flakën vetes.

Ngjarja ka ndodhur para Parlamentit Europian, në Strasburg.

Ndërkohë, identiteti i tij nuk është bërë me dije ende.

Mediat e huaja kanë shkruar se shqiptari ka qenë para Parlamentit rreth orës 16:00, kur është lyer me benzinë, duke u vetëdjegur.

Fatmirësisht, forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë për të shpëtuar jetën e tij.

Ai është jashtë rrezikut për jetën, por nuk u ka shpëtuar plagëve në këmbë e duar.

Nuk dihen motivet që e kanë shtyrë atë drejt një vendimi të tillë, por policia frances po heton ngjarjen për zbardhjen e plotë të saj