Skip to content
Kronikë

E rëndë në Dibër! 42-vjeçari i jep fund jetës pak pas ndërrimit të viteve

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, në orët e para të vitit të ri 2023.  Bëhet me dije se shtetasi me iniciale M.GJ ka vendosur t’i japë fund jetës.

42-vjeçari, banues në fshatin Tomin të Dibrës dyshohet se është vetvrarë me armë zjarri, tip pistoletë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë që grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.  Shërbimet e policisë së bashku me grupin hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë  për të zbardhur ngjarjen e rëndë, duke vënë theksin tek motivet që e kanë shtyrë 42-vjeçarin të marrë këtë vendim drastik për jetën e tij.

Njoftimi i policisë: 

Dibër/informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të datës 01.01.2023, Salla Operative ka marrë njoftim se shtetasi M.Gj., në fshatin Tomin, Bashkia Dibër, ka vrarë veten me armë zjarri.
Shërbimet e policisë së bashku me grupin hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve paraprake dyshohet se shtetasi M.Gj., 42 vjeç, ka vrarë veten me armë zjarri tip pistoletë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.