Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Qerret të Kavajës mbrëmjen e sotme, ku 4 turistë rusë janë gjetur të pajetë në saunën e një hoteli. Policia njofton se personat që kanë humbur jetën janë K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.
Mësohet se bëhet fjalë për dy burra dhe dy gra, të cilët ishin akomoduar në Shqipëi prej së paku një jave. Ndër të tjera bëhet me dije se kanë qenë turistët e tjerë të grupit që kanë vënë re që këta persona janë vonuar dhe kanë nisur t’i kërkojnë, e më pas i kanë gjetur pa shenja jete në një dhomë saune. Ndërkohë, mësohet se është njoftuar dhe Ambasada e Rusisë në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa priten ende detaje të tjera.
Nuk dihen ende rrethanat në të cilat turistët kanë humbur jetën, por paraprakisht dyshohet se ata janë asfiksuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë