Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Prishtinë, ku një vajzë e re ka humbur jetën pasi ra nga kati i shtatë i një ndërtese. Viktima është identifikuar si 26-vjeçarja Xheneta Ejupi, e cila ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, Xheneta jetonte me qira në lagjen “Lakrishtë”, aty ku ndodhi dhe ngjarja. Dyshohet se për një periudhë të gjatë ajo ka qenë nën presion psikologjik të vazhdueshëm nga partneri i saj, 30-vjeçari Valmir Sheqiri.
Policia e Kosovës ka arrestuar menjëherë të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar procedurë penale për veprën “Nxitje në vetëvrasje”.
Hetuesit kanë kryer veprimet përkatëse në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë në kuadër të hetimeve që pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.